Drejtori

DREJTORI

Bazuar në kompetencat ligjore, Këshilli i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup (ITSHKSH), më 28.10.2014 zgjodhi dr. Skender Asanin për drejtor të ITSHKSH-së.
Ndërsa, më 24 gusht 2018, dr. Skender Asani u rizgjodh në pozitën e drejtorit të Institutit. Sipas raportit të komisionit, në konkursin e shpallur publik, kishte konkurruar vetëm kandidati i lartpërmendur, i cili i kishte plotësuar kushtet e parapara me ligj. Rizgjedhja e Asanit në mandatin e ri katërvjeçar, u bë njëzëri nga të gjithë anëtarët e brendshëm dhe të jashtëm të Këshillit të Institutit.
Në programin e punës së paraqitur nga Asani, theksohej angazhimi për zhvillimin e mëtejshëm të Institutit në planin vendor dhe ndërkombëtar, organizimi i konferencave, botimet shkencore, zgjidhja e çështjes së objektit të Institutit, shtimi i stafit akademik, etj.
Skender Asani nga Shkupi, është doktor i shkencave historike, pjesëmarrës në shumë konferenca shkencore, autor i disa librave shkencor – historik, dhe në marrëdhënie të rregullt pune në ITSHKSH që nga viti 2008.

KËSHILLI I INSTITUTIT

• Prof.dr. Sevdail Demiri (kryetar)
• Prof.dr. Naim Halimi (zëvendëskryetar)
• Prof.dr. Qemal Murati (anëtar)
• Prof.dr. Sefer Tahiri (anëtar)
• Doc.dr. Hidajete Azizi (anëtare)
• Mr.sc. Murtezan Idrizi (anëtar)
• Prof.dr. Fehari Ramadani (anëtar i jashtëm)
• Prof.dr. Isak Sherifi (anëtar i jashtëm)

Ambasadori i Republikës së Kosovës z. Florian Qehaja viziton Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup

Shkup, 17 shtator 2025 – Sot në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup erdhi në vizitë ambasadori i Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut shkëlqesia e tij z. Florian Qehaja, i shoqëruar nga sekretari i tretë i ambasadës z. Nuhi Shala. Mysafirët në takim u …

Lexo më shumë »

U NDERUA DITA E SHENJTËRIMIT TË NËNË TEREZËS

Shkup, 03.09.2025 – Në përkujtim të ditës së shenjtërimit të Gonxhe Bojaxhiut – Nënë Terezës, simbol i humanizmit dhe përkushtimit ndaj të tjerëve, Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup në bashkëorganizim me Institutin për Trashëgimi Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve, organizoi panel diskutimin me temë: “NËNË TEREZA NGA SHKUPI NË ALTARIN …

Lexo më shumë »

PANEL DISKUTIMI: “NËNË TEREZA DHE TRASHËGIMIA E SAJ”, ORGANIZUAR NGA UNT DHE ITSHKSH

Shkup, 26.08.2025 – Me rastin e 115-vjetorit të lindjes së Gonxhe Bojaxhiut – Nënë Terezës, Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup, në bashkëorganizim me Institutin për Trashëgimi Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve në Shkup, organizuan me sukses Panel Diskutimi me temë: “NËNË TEREZA DHE TRASHËGIMIA E SAJ”. Në këtë diskutim, panelistët …

Lexo më shumë »

SHËNOHET PËRVJETORI I LINDJES SË NËNË TEREZËS

SHËNOHET PËRVJETORI I LINDJES SË NËNË TEREZËS Shkup, 26.08.2025 – Sot, në qendër të Shkupit pranë pllakës përkujtimore kushtuar Nënë Terezës u.d. drejtori i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve Dr. Besnik Emini dhe rektori i Universitetit “Nënë Tereza” shënuan 115-vjetorin e lindjes së nobelistes shqiptare Gonxhe Bojaxhiu …

Lexo më shumë »