Bukurie Mustafi
Datëlindja dhe vendi:
01.12.1969, Shkup
Këshilltare shkencore
(Profesore ordinare)
Doktore e shkencave filologjike
ARSIMIMI
- Doktoratura (2008): Në Fakultetin Filologjik të Shkupit, mbrojti disertacionin me temë: “Gjuha e romanit ‘Lumi i Vdekur’”, dhe mori titullin Doktor i Shkencave Filologjike;
- Magjistratura (2000): Në Fakultetin Filologjik të Shkupit, me temë: “Rasat në gjuhën maqedone dhe shqipe”, ku mori titullin Magjistër i gjuhës shqipe;
- Fakulteti Filologjik i Shkupit, grupi: Gjuhë dhe letërsi shqipe;
- Shkollë fillore dhe të mesme të mbaruara në Shkup.
MARRËDHËNIA E PUNËS
- Nga viti 2009 u punësua në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore Kulturore të Shqiptarëve në Shkup – Bashkëpunëtore shkencore, më 2014 ngritet në thirrje Bashkëpunëtore e lartë shkencore, dhe më 2019 këshilltare shkencore.
- 1995-2009, Profesor i Gjuhës dhe i letërsisë shqipe në shkollën e mesme ekonomike “Arseni Jovkov” në Shkup;
BOTIME:
- 1. Gjuha e romanit “Lumi i Vdekur” i Jakov Xoxës, Shkup, 2011.
- 2. Rreth tipareve gjuhësore të gazetës “Shkupi” (1911-1912), Shkup, 2013
PUNIME SHKENCORE:
- 1. Gjuha e grave dhe variacioni i të folurit popullor në ligjërimin letrar, “Studime albanologjike”, nr. 1, Shkup, 2009.
- 2. Rreth huazimeve gjuhësore, “Studime albanologjike”, nr. 2, Shkup, 2010.
- 3. Vëzhgime mbi leksikun e të folmeve shqipe të Maqedonisë, “Studime albanologjike”, nr. 5, Shkup, 2012.
- 4. Probleme drejtshkrimore të standardit dhe përdorimi i shkronjës madhe, “Scupi”, nr. 2, Shkup, 2012.
- 5. Çështje alfabetore në gazetat “Albania” (1897-1909), “Albanija” (1902-1906) dhe “Shkupi” (1911-1912), “Studime albanologjike”, nr. 8, Shkup, 2013.
- 6. Mbi disa leksema popullore artizanale, “Studime albanologjike”, nr. 10, Shkup, 2015.
AKTIVITETET SHKENCORE
- 18 prill 2012 – Konferencë shkencore organizuar nga ITSHK-ja, tema: “Identiteti shqiptar dhe roli i trashëgimisë kulturore në mbrojtjen e tij”, ligjëratë: “Gjurmëve të veshjes popullore”.
- 13 qershor 2012 – Konferencë shkencore organizuar nga ITSHK-ja, tema: Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe, vepër me vlera të mëdha kombëtare, kumtesa: Probleme drejtshkrimore të standardit dhe përdorimi i shkronjës madhe.
- 17 prill të vitit 2013, projekti: “Vlerat e trashëgimisë kulturore të shqiptarëve dhe identiteti kombëtar me rastin e ”Ditës Ndërkombëtare të Monumenteve dhe Vlerave Arkeologjike”, në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve të Maqedonisë, ligjëratë: Letërsia shqipe si dokument gjuhësor i një kohe.
- Më 22 nëntor 2013, në Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, konferencë e organizuar nga “Muzeu i Alfabetit Shqip” në Manastir me temë “105 vjetori i Alfabetit Shqip”, kumtesë : “Çështje alfabetore në gazetat në fillim të shek. XX”.
- 30 shtator 2014 – Konferencë e organizuar nga ITSHK-ja në fushë të etnografisë “Sfidë e trashëgimisë kulturore” dhe paraqitje me kumtesë me titull: “Lojërat popullore një trashëgimi e harruar”.
- 21 nëntor 2014 – Konferencë e organizuar nga ITSHK-ja në fushë të gjuhës me temë: “Shaban Demiraj – figurë e shquar e albanologjisë dhe ballkanologjisë” dhe paraqitje me kumtesë me titull: “Studiues me kontribute thelbësore në fushën e morfologjisë historike të shqipes dhe të ballkanologjisë”.
AKTIVITETET TJERA
- Udhëheqëse e projektit të ITSHK-së “Veshja e shqiptarëve të Maqedonisë”, fusha Etnologji gjatë vitit 2009-2012.
- Pjesë e redaksisë nga numri i parë i revistës “Studime albanologjike” të botuara nga ITSHK-ja.
- Anëtare e Këshillit të ITSHKSH, Shkup, etj.