Vizitë në Institutin e Studimeve Historike “Lumo Skëndo” – Tiranë

Vizitë në Institutin e Studimeve Historike “Lumo Skëndo” – Tiranë

Tiranë, 14 tetor 2025. Gjatë qëndrimit në Tiranë, u.d. drejtori i ITSHKSH-së Prof. Dr. Bensik Emini i shoqëruar nga Dr. Ardian Limani vizituan Institutin e Studimeve Historike “Lumo Skëndo”, ku u mirëpritën nga drejtori Dr. Uran Butka. Në takim u diskutua për punën e Institutit “Lumo Skëndo” dhe për përfundimin e serisë së veprës kushtuar jetës dhe veprimtarisë së Mid’hat Frashërit. Kjo vepër përbën 11 vëllime dhe tani është botuar edhe vëllimi i fundit, me çka është përmbyllur kompleti i veprave të Mid’hat Frashërit. Nikoqiri Dr. Uran Butka njoftoi se pas përfundimit të veprës së Mid’hat Frashërit, tani ka filluar përpilimi i kompletit të librave kushtuar Musine Kokalarit. Tanimë është botuar edhe vëllimi i parë nga ky komplet.
Gjatë takimit, Dr. Uran Butka për bibliotekën e Institutit dhuroi albumin kushtuar Mid’hat Frashërit dhe vëllimin e parë të botuar nga kompleti kushtuar Musine Kokalarit.
U diskutua për bashkëpunim të ndërsjellë në aktivitete të ndërsjella mes dy Instituteve.

Shikoni gjithashtu

Takim me drejtorin e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë z. Piro Misha

Takim me drejtorin e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë z. Piro Misha Tiranë, 14 tetor 2025. …