Tiranë, 30 tetor 2025. Sot, drejtori i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve, prof. dr. Besnik Emini, ishte i ftuar nga Instituti i Studimeve Historike “Lumo Skëndo” – Tiranë dhe familja Kokalari, me rastin e përurimit të veprës “Musine Kokalari – një yllësi”, me ç’rast mbajti fjalë përshëndetëse përpara të pranishmëve.
Ky botim i rëndësishëm i kushtohet figurës së shquar të shkrimtares, intelektuales, politikanes dhe martires Musine Kokalari, e cila zë një vend të veçantë në historinë e kulturës dhe mendimit shqiptar.
Musine Kokalari ka lënë shënime të rëndësishme nga qëndrimi i saj në Shkup, të cilat do të gjejnë vendin e tyre në këtë seri vëllimesh që posa ka filluar të botohet.
Musine Kokalari ka lënë shënime të rëndësishme nga qëndrimi i saj në Shkup, të cilat do të gjejnë vendin e tyre në këtë seri vëllimesh që posa ka filluar të botohet.

ITSH Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup