Drejtori

DREJTORI

Bazuar në kompetencat ligjore, Këshilli i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup (ITSHKSH), më 28.10.2014 zgjodhi dr. Skender Asanin për drejtor të ITSHKSH-së.
Ndërsa, më 24 gusht 2018, dr. Skender Asani u rizgjodh në pozitën e drejtorit të Institutit. Sipas raportit të komisionit, në konkursin e shpallur publik, kishte konkurruar vetëm kandidati i lartpërmendur, i cili i kishte plotësuar kushtet e parapara me ligj. Rizgjedhja e Asanit në mandatin e ri katërvjeçar, u bë njëzëri nga të gjithë anëtarët e brendshëm dhe të jashtëm të Këshillit të Institutit.
Në programin e punës së paraqitur nga Asani, theksohej angazhimi për zhvillimin e mëtejshëm të Institutit në planin vendor dhe ndërkombëtar, organizimi i konferencave, botimet shkencore, zgjidhja e çështjes së objektit të Institutit, shtimi i stafit akademik, etj.
Skender Asani nga Shkupi, është doktor i shkencave historike, pjesëmarrës në shumë konferenca shkencore, autor i disa librave shkencor – historik, dhe në marrëdhënie të rregullt pune në ITSHKSH që nga viti 2008.

KËSHILLI I INSTITUTIT

• Prof.dr. Sevdail Demiri (kryetar)
• Prof.dr. Naim Halimi (zëvendëskryetar)
• Prof.dr. Qemal Murati (anëtar)
• Prof.dr. Sefer Tahiri (anëtar)
• Doc.dr. Hidajete Azizi (anëtare)
• Mr.sc. Murtezan Idrizi (anëtar)
• Prof.dr. Fehari Ramadani (anëtar i jashtëm)
• Prof.dr. Isak Sherifi (anëtar i jashtëm)

AMBASADORI ITALIAN, PALMINTERI, VIZITOI ITSHKSH-në, HAPEN HORIZONTE TË REJA PËR SHKËMBIME TË FRYTSHME INSTITUCIONALE

Shkup, 10 janar 2025 – Ambasadori i Italisë në Maqedoninë e Veriut, Sh.T. Paolo Palminteri, vizitoi sot Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve (ITSHKSH) në Shkup, ku u prit nga drejtori i institutit, z. Skender Asani. Gjatë takimit, drejtori Asani e njohu ambasadorin italian me punën dhe të …

Lexo më shumë »

Ekspozita “Persekutimi Komunist i Hartuesve të Alfabetit Shqip dhe familjarëve të tyre”

U hap sot në Ambientet e Institutit të Trashëgimisë Kulturore dhe Shpirtërore në Shkup Ekspozita me temë: “Persekutimi Komunist i Hartuesve te Alfabetit Shqip dhe familjarëve të tyre” nën kujdesin e Ambasadës Shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Të ftuar ishin dhe Kryetari I Kuvendit i Maqedonisë së Veriut Z. Afrim …

Lexo më shumë »

E KEMI OBLIGIM QË TA LUFTOJMË RREZIKUN E HARRESËS

Nga Prof. dr. Skender ASANI Sot kur po e shënojmë 27 Janarin, Ditën Ndërkombëtare Përkujtimore të Holokaustit, ne si Institut po marrim për obligim që ta luftojmë rrezikun e harresës, sepse çdo e keqe që ndodhë në të kaluarën, mund të përsëritet sërish, nëse ajo nuk parandalohet me freskimin e …

Lexo më shumë »

SHKENCA DHE KULTURA, NIVELET MË SUPREME TË VETËDIJES SË NJË SHOQËRIE

Nga Prof.dr. Skender ASANI   Prezantimi i punës kërkimoro-shkencore dhe botuese të Institutit tonë gjatë vitit 2024, që po e bëjmë sot, siç kemi vepruar për çdo vit, ndërlidhet me shënimin  e dy përvjetorëve të rëndësishëm të historisë sonë kombëtare : 557-vjetorin e vdekjes së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, si …

Lexo më shumë »