Departamentet

Në kuadër të Institutit funksionojnë disa sektorë. Më i rëndësishmi është sektori për veprimtari hulumtuse-shkencore, ku në fillim ishin vetëm pesë departamente, kurse gjatë viteve të fundit ky numër u dyfishua. Tani funksionojnë dhjetë departamente dhe tetë të tjera janë në konsolidim e sipër:

  • Departamenti i Gjuhës Shqipe;
  • Departamenti i Letërsisë Shqipe;
  • Departamenti i Historisë së Shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe i Lëvizjeve Demografike;
  • Departamenti i Etnologjisë, Historisë së Artit dhe Arkitekturës Popullore;
  • Departamenti i Lidhjeve Kulturore, Historike dhe Gjuhësore mes Shqiptarëve dhe Maqedonasve me Popujt tjerë të Rajonit;
  • Departamenti i Marrëdhënieve Shqiptare – Osmane;
  • Departamenti për Edukimin dhe Studimin e Holokaustit;
  • Departamenti i Muzeologjisë;
  • Departamenti i Kulturës Materiale;
  • Departamenti i Trashëgimisë së Gonxhe Bojaxhiut – Nënë Terezës.

Deri në fillim të vitit 2024, me vendim të Këshillit të Institutit dhe vendim të MASh, u zyrtarizuan edhe tetë departamente të reja, gjashtë prej të cilave do të jenë departamente rajonale dhe dy njësi të veçanta brenda institucionit: 

  • Departamenti i Trashëgimisë Kulturore në Strugë,
  • Departamenti i Trashëgimisë Kulturore në Dibër,
  • Departamenti i Trashëgimisë Kulturore në Manastir,
  • Departamenti i Trashëgimisë Kulturore në Kërçovë,
  • Departamenti i Trashëgimisë Kulturore në Tetovë, 
  • Departamenti i Trashëgimisë Kulturore në Kumanovë,
  • Departamenti Qendra Multimediale dhe Dokumentare, 
  • Departamenti i Mërgatës.