Qemal Murati
Datëlindja dhe vendi:
06.08. 1955, f.Tuhin, Kërçovë
Këshilltar shkencor
(Profesor ordinar)
Doktor i shkencave filologjike
ARSIMIMI
- Doktoratura: Universiteti i Prishtinës, disertacioni: “Sllavizmat në të folmet shqipe të Maqedonisë” (1989) Komisioni vlerësues: Akad. Idriz Ajeti, Akad. Olivera Jashar-Nasteva, Prof. dr. Latif Mulaku, dhe Akad. Besim Bokshi.
- Magjistratura: Universiteti i Prishtinës, Fakulteti Filologjik, tema: “Ndikimet reciproke midis shqipes dhe maqedonishtes” (1983)
MARRËDHËNIA E PUNËS
2007, ITSHKSH, këshilltar shkencor, Sektori i Gjuhësisë
1982, Instituti Albanologjik i Prishtinës
VEPRAT E BOTUARA
1. Elementet e shqipes në gjuhët sllave jugore, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 1990.
2. Konservacione dhe inovacione gjuhësore në fushë të shqipes, Shkup, 1991.
3. Dëshmime onomastike për autoktoninë e shqiptarëve në trojet etnike të tyre në Maqedoni, Fan Noli, Tiranë, 1993.
4. Probleme të gjuhës së sotme dhe historike të shqipes, Shkup, 1994.
5. Kërçova në traditat e saj të vjetra, Shkup, 1996.
6. Drejtpërdorimi i shqipes dhe kultura gjuhësore, Shkup, 1996.
7. Fjalor i shqipes truallsore të Maqedonisë, Tetovë, 1998.
8. Shqiptarët dhe Ballkani ilirik në dritën e emrave të vendeve dhe të familjeve, Tetovë, 1999.
9. Gramatika e gabimeve – Kulla babilonike dhe përzierja e shqipes, Tetovë, 2000.
10. Këngë të moçme kërçovare, Tetovë, 2000.
11. Lirika gjylvetare e grave, Tetovë, 2001.
12. Kokrra urtësie për gjuhën, Tetovë, 2001.
13. Fjalor i fjalëve të rralla të përdorura në viset shqiptare të Maqedonisë, Logos-A, Shkup, 2003.
14. Fjalor idiomatik shqip-maqedonisht, Çabej, Tetovë, 2003.
15. Fjalor i sllavizmave në të folmet shqiptare të Maqedonisë, Albas, 2004.
16. Standardi gjuhësor dhe kultura e shprehjes, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 2004.
17. Trajtesa albanologjike, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 2005.
18. Bashkëmarrëdhëniet gjuhësore shqiptare-maqedonase, Universiteti Shtetëror i Tetovës, 2007.
19. Fjalor toponomastik i tërthoreve shqiptare të Maqedonisë, Universiteti Shtetëror i Tetovës, 2008.
20. Gjuha e medieve – Fjalor i gabimeve gjuhësore, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 2008.
21. Kërçova – Hulumtime linguistike, etnografike dhe folklorike, Shkup, 2008.
22. Për shqipen standarde – përmasa komunikuese dhe kombëtare, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 2009.
23. Manual i thënieve për gjuhën, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 2011.
24. Hetime e vjelje për gjuhën shqipe, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 2012.
25. Fjalor i gabimeve gjuhësore – Këshilla për t’u shprehur saktë dhe bukur, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup, 2013.
26. Gjuha shqipe në komunikimet publike – Ligjërimi mes zyrtares/ jozyrtares dhe sendërgjí për përmbysje standardi e kthim dialekti, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 2013.
27. Probleme aktuale të gjuhës së sotme shqipe, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve – Shkup, 2014.
AKTIVITETE TË TJERA
- Kryeredaktor i revistës “Gjuha Shqipe” të Institutin Albanologjik të Prishtinës
- Kryeredaktor i revistës “Studime Albanologjike” të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup.
- Me themelimin e Universitetit të Tetovës (l994), për një kohë drejton në cilësinë e dekanit Fakultetin Filologjik, ku ka qenë i anga¬zhu¬ar dhe si profesor ordinar për lëndët Fonetikë e gjuhës shqipe, Dia¬le¬ktologji, Histori e gjuhës shqipe, Leksikologji e gjuhës shqipe etj. Më 1999 zgjidhet Profesor ordinar në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Tetovës.
- Gjatë 2003–2006 ka qenë i angazhuar në Fakultetin e Gazetarisë “Faik Konica” për lëndën Kulturë shkrimi dhe të foluri shqip.
- Nga viti 2005-2008 ka qenë i angazhuar si pedagog për lëndët Shkrim akademik, Mediet dhe komunikimi dhe Komunikim interkul¬tu¬ror në Fakultetin e Edukimit në Gjilan.
- Në vitet akademike 2009–2011 është angazhuar në Fakultetin e Edukimit në Gjakovë, si titullar i lëndëve Historia e gjuhës shqipe, Hy¬rje në gjuhësi, Sociolinguistikë dhe Semiotikë.
- Nga viti 2008 është anëtar i Institutit të Trashëgimisë Shpirtë¬rore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup.
- Në vitin 2004 dhe 2010 Instituti Albanologjik i Prishtinës e kandidon dy herë radhazi për anëtar të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.
- Në vitin 2012 Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve – Shkup e kandidon për anëtar të Akademisë së Shken¬cave dhe të Arteve të Maqedonisë.
- Në harkun kohor l990–2012 ka botuar ose ka përgatitur për botim mbi 33 vepra me tematikë nga dialektologjia, historia e gjuhës shqipe dhe marrëdhëniet e saj me gjuhët fqinje, kultura e gjuhës, ono¬mastika, leksikografia etj.