Drejtori

DREJTORI

Bazuar në kompetencat ligjore, Këshilli i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup (ITSHKSH), më 28.10.2014 zgjodhi dr. Skender Asanin për drejtor të ITSHKSH-së.
Ndërsa, më 24 gusht 2018, dr. Skender Asani u rizgjodh në pozitën e drejtorit të Institutit. Sipas raportit të komisionit, në konkursin e shpallur publik, kishte konkurruar vetëm kandidati i lartpërmendur, i cili i kishte plotësuar kushtet e parapara me ligj. Rizgjedhja e Asanit në mandatin e ri katërvjeçar, u bë njëzëri nga të gjithë anëtarët e brendshëm dhe të jashtëm të Këshillit të Institutit.
Në programin e punës së paraqitur nga Asani, theksohej angazhimi për zhvillimin e mëtejshëm të Institutit në planin vendor dhe ndërkombëtar, organizimi i konferencave, botimet shkencore, zgjidhja e çështjes së objektit të Institutit, shtimi i stafit akademik, etj.
Skender Asani nga Shkupi, është doktor i shkencave historike, pjesëmarrës në shumë konferenca shkencore, autor i disa librave shkencor – historik, dhe në marrëdhënie të rregullt pune në ITSHKSH që nga viti 2008.

KËSHILLI I INSTITUTIT

• Prof.dr. Sevdail Demiri (kryetar)
• Prof.dr. Naim Halimi (zëvendëskryetar)
• Prof.dr. Qemal Murati (anëtar)
• Prof.dr. Sefer Tahiri (anëtar)
• Doc.dr. Hidajete Azizi (anëtare)
• Mr.sc. Murtezan Idrizi (anëtar)
• Prof.dr. Fehari Ramadani (anëtar i jashtëm)
• Prof.dr. Isak Sherifi (anëtar i jashtëm)

QASJA INSTITUCIONALE DHE SHKENCORE NDAJ FIGURËS SË NËNËS TEREZE

Nga Prof. dr. Skender ASANI Në historinë moderne, Shën Nëna Tereze përfaqëson figurën më emblematike që bashkon universalitetin e virtytit njerëzor dhe shenjtërinë hyjnore. Duke qenë midis njerëzores dhe hyjnores, Shën Nëna Tereze u mundua të na tregojë se thellë në natyrën e njeriut bashkëjetojnë flijimi,ndërgjegjësimi dhe besimi, si tre …

Lexo më shumë »

SPIROPALI NJIHET NGA AFËR ME VEPRIMTARINË E ITSHKSH-së

Shkup, 24 shtator, 2024 – Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka qëndruar për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut. Me këtë rast, gjatë qëndrimit në Shkup dhe në Manastir,  ajo nga afër është njohur me zhvillimet aktuale politike e sociale në vend. Pos takimeve me autoritetet e larta …

Lexo më shumë »

ASANI, MEIDANI DHE GANIU DHURUAN ABETAREN PËR NXËNËSIT E SHKOLLËS “ISMAIL QEMALI” NË SHKUP

Shkup, 11. 09. 2024 –Drejtori i ITSHKSH-së, Prof.dr. Skender Asani, bashkë me Ambasadorin e Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, dhe me kryetarin e Komunës së Çairit, Visar Ganiu, ishin sot në mesin e nxënësve të Shkollës fillore “Ismail Qemali” në Shkup për ta dhuruar Abetaren e Unifikuar dhe …

Lexo më shumë »

DREJTORI ASANI TAKOI AMBASADORIN SHQIPTAR MEIDANI

Shkup, 10. 09. 2024 – Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, e priti sot drejtorin e Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, Prof.dr. Skender Asanin. Ky takim kaloi në shenjë të këmbimit të njohurive dhe përvojave, me ç’rast drejtori Asani pasi i uroi …

Lexo më shumë »