Drejtori

DREJTORI

Bazuar në kompetencat ligjore, Këshilli i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup (ITSHKSH), më 28.10.2014 zgjodhi dr. Skender Asanin për drejtor të ITSHKSH-së.
Ndërsa, më 24 gusht 2018, dr. Skender Asani u rizgjodh në pozitën e drejtorit të Institutit. Sipas raportit të komisionit, në konkursin e shpallur publik, kishte konkurruar vetëm kandidati i lartpërmendur, i cili i kishte plotësuar kushtet e parapara me ligj. Rizgjedhja e Asanit në mandatin e ri katërvjeçar, u bë njëzëri nga të gjithë anëtarët e brendshëm dhe të jashtëm të Këshillit të Institutit.
Në programin e punës së paraqitur nga Asani, theksohej angazhimi për zhvillimin e mëtejshëm të Institutit në planin vendor dhe ndërkombëtar, organizimi i konferencave, botimet shkencore, zgjidhja e çështjes së objektit të Institutit, shtimi i stafit akademik, etj.
Skender Asani nga Shkupi, është doktor i shkencave historike, pjesëmarrës në shumë konferenca shkencore, autor i disa librave shkencor – historik, dhe në marrëdhënie të rregullt pune në ITSHKSH që nga viti 2008.

KËSHILLI I INSTITUTIT

• Prof.dr. Sevdail Demiri (kryetar)
• Prof.dr. Naim Halimi (zëvendëskryetar)
• Prof.dr. Qemal Murati (anëtar)
• Prof.dr. Sefer Tahiri (anëtar)
• Doc.dr. Hidajete Azizi (anëtare)
• Mr.sc. Murtezan Idrizi (anëtar)
• Prof.dr. Fehari Ramadani (anëtar i jashtëm)
• Prof.dr. Isak Sherifi (anëtar i jashtëm)

Promovimi i librit “Drejtësia pa llogaridhënie” i autorit Ibish Neziri

Shkup, 25 shkurt 2026. Sot në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup u bë promovimi i librit “Drejtësia pa llogaridhënie” i autorit Ibish Neziri. Libri është botuar nga Shtëpia Botuese “Armagedoni” nga Prishtina. Në promovimin e librit para të pranishmeve foli Berat Dakaj në cilësinë e …

Lexo më shumë »

Vizitë nga përfaqësues të Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës

Shkup, 05 shkurt 2026. Në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup gjatë ditës së sotme u.d. drejtori i Institutit prof. dr. Besnik Emini priti në takim pune drejtorin e Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës z. Granit Osmanin, të shoqëruar nga Shpresa Zeqiri Ibrahimi dhe Jeton Sulejmani. …

Lexo më shumë »

Shënohet 90 vjetori i lindjes së shkrimtarit Ismail Kadare

Shkup, 28 janar 2026. Sot Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup në bashkëpunim me Ambasadën e Shqipërisë në Shkup e shënoi 90 vjetori i lindjes së shkrimtarit Ismail Kadare. Në këtë ngjarje letrare, përveç punonjësve të Institutit morën pjesë profesorë dhe studiues të cilët referuan për …

Lexo më shumë »

U shënua 117 vjetori i Kongresit të Alfabetit dhe 18 vjetori i themelimit të Institutit

Shkup, 21 nëntor 2025. Në hapësirat e hotelit “Aleksandar Palace”, në sallën që ishte e mbushur plot e përplot me përfaqësues të trupit diplomatik, përfaqësues shqiptarë në qeverinë e RMV-së, funksionarë, media, mysafirë të shumtë, punëtorë të Institutit, me një ceremoni solemne, u shënua 117-vjetori i Ditës së Alfabetit të …

Lexo më shumë »