
Safer Tahiri
Datëlindja dhe vendi: 26.01.1977, f.Radushë, Shkup
Bashkëpunëtor i lartë shkencor
Doktor i shkencave të komunikimit
ARSIMIMI
- Doktoratura, Universiteti “Nju Jork” në Shkup, drejtimi i komunikimit, me temë: ‘Ndikimi i partive politike në politikën redaktuese të Shërbimit radiodifuziv publik-RTVM, në periudhën 1998-2006’;
- Magjistratura, Instituti i Hulumtimeve Sociologjike, Politike dhe Juridike, Shkup, me temë: ‘Ndikimi i partive politike në politikën redaktuese të televizioneve komerciale në Republikën e Maqedonisë’;
- Fakulteti i Drejtësisë në Universitetin Publik të Shkupit- programi studimor: Gazetari;
MARRĖDHĖNIA E PUNĖS
- ITSHKSH, Bashkëpunëtor shkencor në Sektori i lidhjeve të ndërsjella kulturore, historike dhe gjuhësore mes shqiptarëve dhe maqedonasve me popujt tjerë të rajonit;
BOTIMET-PUNIMET SHKENCORE
- “Veprimtaria atdhetare e Hasan Prishtinës (2012)”, në bashkautorësi me Skender Asanin dhe Mehmet Prishtinën;
- “Kontributi kombëtar i gazetës Shkupi (2012)”, revista “Kërkime historike”, SHHSHM, Shkup;
- “Të rinjtë midis mediave dhe letërsisë (2012), revista Scupi, ITSHKSH, Shkup;
- “Raportimi i mediave mbi tërmetin e vitit 1963 në Shkup”, “Kërkime historike”, SHHSHM, Shkup;
- “Raportimi i mediave mbi divesitetet”, 2012, botim i veçantë i Institutit Maqedonas të Medias, Shkup;
- “Globalizimi dhe identiteti i shqiptarëve”, revista Studime albanologjike, 2012, ITSHKSH, Shkup;
- “Retorika e Hasan Prishtinës”, revista shkencore Scupi, 2012, ITSHKSH, Shkup;
AKTIVITETET SHKENCORE
- Bartës i projektit “Promovimi i trashëgimisë kulturore”, (2012, 2013, 2014), ITSHKSH, Shkup;
AKTIVITETET TJERA
- Udhëheqës i studimeve pasdiplomike në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore në Shkup;
- Anëtar i Këshillit të ITSHKSH, Shkup
- Asistent dhe më pas docent në Fakultetin e Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit-Programi studimor: Komunikim ndërkombëtar (2008-aktualisht), ku ligjëron grupin e lëndëve nga fusha e medias dhe komunikimit;
- Trajnues në projektin: Trajnimi i arsimtarëve të shkollave fillore dhe të mesme mbi produksionin e përmbajtjeve multimediale, projekt i USAID i realizuar nga Instituti Maqedonas i Medias;
- Anëtar i Komisionit të Ankesave pranë Këshillit të Etikës së Mediave në Maqedoni, etj.