Sevdail Demiri

Sevdail F. Demiri

Datëlindja dhe vendi:
20.01.1980, Kumanovë

Këshilltar shkencor
(Profesor ordinar)

Doktor i shkencave historike

ARSIMIMI

  • Doktoratura në Institutin e Historisë Nacionale – Universiteti i Shkupit, me temë në lëmin e historisë së shtypit;
  • Magjistratura në Institutin e Historisë Nacionale – Universiteti i Shkupit, me temë në lëmin e historisë së diplomacisë;
  • Fakulteti i Filologjisë, dega e Gjuhës dhe Letërsisë Shqiptare – Universiteti i Shkupit;
  • Gjimnazi i përgjithshëm “Goce Dellçev” – Kumanovë;
  • Shkolla Fillore “Naim Frashëri” – Kumanovë;

 

MARRËDHËNIA E PUNËS

  • 2013–vijim: Punëtor shkencor në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve-Shkup, Departamenti i Historisë së Shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe i Lëvizjeve Demografike;
  • 2019–vijim: Ligjërues part/time në Fakultetin e Shkencave Sociale në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup;
  • 2016–2017: Ligjërues part/time në Fakultetin Media e Komunikim të Kolegjit UBT në Prishtinë;
  • 1997–2012: Gazetar dhe redaktor në: RTV”Zëri i Kumanovës”, TV “Festa”-Kumanovë, Gazeta “Fakti”-Shkup, TVM2-Shkup, TV Alsat M-Shkup, etj.

 

BOTIME AUTORIALE

1. “Duke pritur mëngjesin”, (poezi), KSH Jehona e Karadakut, Kumanovë, 2002;
2. “Flakadani rezistencës karadakiane”, (monografi historike-publicistike), KSH Jehona e Karadakut, Kumanovë, 2006;
3. “Thumbi i fjalës”, (publicistikë), KSH Jehona e Karadakut, Kumanovë, 2008;
4. “Kufiri i horrave”, (poezi), KSH Jehona e Karadakut, Kumanovë, 2013;
5. “Vilajeti i Manastirit dhe LKSH në vitet 1911-1912″ – dokumente bullgare, bashkëautorësi me Skender Asanin, Fondacioni Dauti, Shkup, 2015;
6. “Shtypi shqiptar në Maqedoni (1945-1991), aspekti kulturor-arsimor” (libër studimor), Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore i Shqiptarëve-Shkup, 2015;
7. “Nëpër telat e kohës” (publicistikë), KSH Jehona e Karadakut, Kumanovë, 2016;
8. “Variacione historike“ (punime shkencore), SHHSHM, Shkup, 2017;
9. “Shqiptarët në rrjetën diplomatike të Republikës së Maqedonisë (1991-2011)” (libër studimor), Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore i Shqiptarëve-Shkup, 2018;
10.  “Shkupi dhe Kumanova nën pushtimin bullgar (1941-1944), në dritën e dokumenteve shqiptare” (përmbledhje me dokumente), në bashkëautorësi me Skender Asanin, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore i Shqiptarëve-Shkup, 2018;
11. “Demonstratat popullore të vitit 1968 në Tetovë” – studim me grup autorësh, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore i Shqiptarëve-Shkup, 2018;
12. “Thesare kulturore dhe natyrore të trevës së Kumanovës”, në bashkëautorësi me Naim Halimin, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore i Shqiptarëve, Shkup, 2019;
13. “Luboteni 2001 (studime, raporte, dokumente dhe fotografi)”, në bashkëautorësi me Skender Asanin dhe Zeqirija Ibrahimin, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore i Shqiptarëve, Shkup, 2021;
14. “Zhvillimet kulturore – historike te shqiptarët në Maqedoni gjatë shekujve XIX – XX”, studim me grup autorësh, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore i Shqiptarëve, Shkup, 2023.

 

 

PUNIME SHKENCORE DHE RECENSIONE

  • “Klubi Shqiptar i Kumanovës (1909), çerdhja e parë e arsimit dhe kulturës shqiptare në këtë trevë”, revista “Kërkime historike” 5-6, SHHSHM, Shkup, 2012, fq. 77-83;
  • “Tërmeti i Shkupit (1963), në faqet e gazetës Flaka e vëllaznimit”, revista “Kërkime historike” 7, SHHSHM, Shkup, 2013, fq. 69-78;
  • “Reflektimi i ideve të Hasan Prishtinës në aktualitetin e sotëm shqiptar”, punim në konferencën shkencore “Veprimtaria atdhetare e Hasan Prishtinës”, 13-14 tetor 2012, ITSHKSH, Shkup, vëllimi 4, 2012, SCUPI – seri e botimeve të veçanta të ITSHKSH, fq.545-550;
  • “Një variant leksionesh për letërsinë shqipe”, recension, revista “Doruntina”-46, Klubi i Shkrimtarëve të Kumanovës “Jehona e Karadakut”, Kumanovë, 2012, fq.123-127;
  • “Plotësohet mozaiku i arsimit shqip”, recension librit “Arsimi shqip në Kumanovë e rrethinë 1945-1995” nga autori mr.Minir Ademi, botuar në Kumanovë, 2012;
  • “Disa fjalë rreth librit ‘Dy herë i dënuar me vdekje dhe internim’ nga autori Naip(m) Veliu-Ismaili”, botuar në Kumanovë, 2013;
  • “Mulla Dulla i Hotlës (1906-1945), flijimi për fe dhe atdhe”, botim i punimeve të simpoziumit shkencor: “Kontributi i ulemave në ngritjen e çështjes kombëtare”, BFIM, Shkup, 2013, fq.67-73;
  • “Gazeta >Flaka e Vllaznimit< në fillesat e saj (1945, Shkup)”, “Studime albanologjike” – 8, ITSHKSH, 2013, Shkup, fq 189-197;
  • Tërmeti i Shkupit (1963), në faqet e gazetës “Flaka e vëllaznimit”, revista “Kërkime historike”-7, SHHSHM, 2013, Shkup, fq.69-78;
  • “Kërkesat e ‘shqiptarëve’ kundër flamurit shqiptar në Maqedoni gjatë vitit 1981”, “Studime albanologjike” – 9, ITSHKSH, 2014, Shkup, fq 105-108;
  • “Përfaqësimi diskriminues i shqiptarëve në LSPPM, gjatë viteve 1957-1961”, revista “Kërkime historike”-8, SHHSHM, 2014, Shkup, fq.91-96;
  • “Një dëshmi e gjallë dhe një skicë e tmerrshme historike e mbijetesës tonë”, recension rreth librit: “Sopoti, vjeshtë 1944”, e autorit Xhafer Ymeri, Kumanovë, 2014;
  • “Disa relacione diplomatike bullgare për Shqipërinë dhe shqiptarët, gjatë vitit 1914”, punim në konferencën shkencore “Lufta e Parë Botërore 1914-1918”, 11 shtator 2014, ITSHKSH, Shkup, vëllimi 7, 2014, SCUPI – seri e botimeve të veçanta të ITSHKSH, fq.156-169;
  • “Rilindësit shqiptarë, vijnë në një tablo të re” (recension rreth librit “Rilindësit shqiptarë”, G.Sinadinovska, Shkup, 2014), “Studime albanologjike”, ITSHKSH, SHkup, 2014, fq.317-318;
  • “(Mos)përfaqësimi i shqiptarëve në rrjetën diplomatike të Republikës së Maqedonisë (1991-2011)”, revista shkencore ndërkombëtare “Diskutime”, nr.15, Tetovë, shkurt 2015, fq.129-134, etj;
  • “Arrestimet dhe gjykimet e anëtarëve të Komitetit të NDSH-së së Kumanovës (1946-47)”, “Scupi” – 16, ITShKSh, Shkup, 2017, fq.99-105;
  • “Gjendja e (mos)arsimimit në territoret verilindore shqiptare” (në bashkautorësi me S.Asani), “Scupi”–17, ITShKSh, Shkup, 2017, fq.145-150;
  • “Rrugëtimi drejt Shqipërisë – ‘Parajsës Hebreje’ gjatë Holokaustit” (recension rreth librit “Rrugëtimi – Патешествие – Journey”, Skender Asani & Albert Rama), “Studime Albanologjike” – 16, ITShKSh, Shkup, 2017, fq. 203-204;
  • “Shtypi shqiptar në Maqedoni për kërkesën ‘Kosova Republikë’, në vitet 1981-1982”, në bashkautorësi me S.Asani, “Lëvizja”, nr.2, Prishtinë, 2018, fq. 161-165.
  • “Risi dokumentare për Xhemijetin” (recension), “Scupi” – 20, ITShKSh, Shkup, 2018, fq.19-21;
  • “Gazetat me histori – shkojnë në histori!”, Centrum, No. 9 – 2018, Shkup, UDC: 070(091), fq. 368-378;
  • “Familjet katolike shqiptare të Shkupit, në fokusin e historisë”, recension në bashkautorësi me S.Asani, “Studime Muzeologjike”, nr.8, Muzeu Historik Kombëtar, Tiranë, 2018
  • “Jehona e artit e kulturës shqiptare në Karadakun e Kumanovës”, Ars Albanica, viti I – nr.2, Tetovë, 2018, 109-114.
  • “Vlera kulmore nga trashëgimia materiale e trevës së Likovës e Kumanovës”, në bashkautorësi me Bunjamin Xhemailin, “Studime Albanologjike” – 19, ITShKSh, Shkup, 2019, 114-128;
  • “Një kontribut i veçantë i Shkupit për Vitin Mbarëkombëtar të Skënderbeut”, edicioni “Ballkanologjia”-1, ITShKSh, 2019, fq.431-433;
  • “Brenda kullës sonë artistike” (rreth librit “Kulla jonë ‐ Panoramë e poezisë kumanovare shqipe”), revista “Doruntina”, nr.59, “Jehona e Karadakut”, Kumanovë, 2020, fq.123-128;
  • ”Studim që ndriçon veprën e papërsëritshme të Anton Çettës” (Recension rreth librit “Vepra e Anton Çettës përligj qenësinë e trashëgimisë sonë” të autorit Anton Nikë Berisha, botoi ITShKSh – Shkup 2020), portali “Fjala e Lirë”: https://fjala.info/studim-qe-ndricon-vepren-e-paperseritshme-te-anton-cettes/  28.02.2021;
  • “Sfidat euro-integruese: nga IRJM e deri te Republika e Maqedonisë së Veriut”, edicioni “BALLKANOLOGJIA” nr.4, ITShKSh, Shkup, 2022, fq. 45-53;
  • “Xhevat Gega, një gazetar i guximshëm dhe mjeshtër i fjalës së shkruar”, edicioni “SCUPI”, nr. 34, ITShKSh, Shkup, 2022, fq. 129-136;
  • “Shqiptarësia e Shkupit shkencërisht po betonohet me dy vepra madhore të prof. Abdylit”, recension në edicionin “SCUPI” nr.33, ITShKSh, Shkup, 2022, fq. 85-87;
  • “Kongresi i Manastirit (1908) dhe Kongresi i Drejtshkrimit (1972), në fokusin e shtypit shqiptar të Maqedonisë (1945-1990)”, revista ndërkombëtare me impakt faktor: “CENTRUM” nr.18, viti 2022, QMBI, Shkup;

 

AKTIVITETE SHKENCORE

  • Kumtesë në simpoziumin shkencor: “Masakra e Bllacës”, 15-16 nëntor 2004, Shkup;
  • Kumtesë në simpoziumin shkencor: “Qëndresa shqiptare në Karadakun e Kumanovës gjatë LDB-së’, 22 nëntor 2004, Kumanovë;
  • Kumtesë në simpoziumin shkencor: “Ripushtimi jugosllav i Kosovës, 1944- 1945”, Instituti Albanologjik i Prishtinës, 25-26 qershor 2005, Prishtinë;
  • Drejtues në konferencën shkencore: “Trashëgimia kulturore dhe turizmi në Maqedoni”, 24.06. 2012, Strugë, ITSHKSH, UNS;
  • Drejtues në simpoziumin shkencor “100 vjet – Kuvendi i Karadakut”, 24.07.2012, KSH “Jehona e Karadakut”, Kumanovë;
  • Kumtesë në konferencën shkencore: “Veprimtaria atdhetare e Hasan Prishtinës”, 13-14 tetor 2012, ITSHKSH, Shkup;
  • Kumtesë në simpoziumin shkencor: “Kontributi i ulemave në ngritjen e çështjes kombëtare”, 17 nëntor 2012, BFIM, Shkup;
  • Kumtesë në tryezën shkencore: “Lufta e trevës së Kumanovës e Likovës për flamurin shqiptar në këto 100 vjet”, 19.11.2012, Kumanovë, SHHSHM;
  • Drejtues i punëtorisë shkencore: “Vlerat e trashëgimisë kulturore të shqiptarëve dhe identiteti kombëtar”, ITSHKSH, 17.04.2013, Shkup;
  • Referat historik në shënimin e 135 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, 10.06.2013, Shkup, SHHSHM;
  • Kumtesë në tryezën shkencore: “Fytyra e Shkupit, para dhe pas tërmetit”, 19.07.2013, Shkup, SHHSHM;
  • Kumtesë në tribunën shkencore “Klubi i Kumanovës (1909) dhe Jashar Erebara”, 19.09.2013, Kumanovë, ITSHKSH dhe KSH “Jehona e Karadakut”, Kumanovë;
  • Referat historik në akademinë përkujtimore me rastin e 80 vjetorit të atentatit ndaj Hasan Prishtinës dhe 101 vjetorit të Kuvendit të Shkupit, 14.10.2013, Shkup, SHHSHM-SIMO;
  • Referat historik në manifestimin me rastin e 105 vjetorit të Kongresit të Manastirit, Shoqata “Java Kulturore Shqiptare”, 21.11.2013, Kumanovë, me temë: “Jehona e Kongresit të Manastirit (1908-1909) në Kumanovë”;
  • Kumtesë në tribunën shkencore “Alfabeti shqip nëpër shekuj”, IN Muzeu i Alfabetit të Gjuhës Shqipe, Manastir, 22.11.2013, me temë: “Pasqyrimi i 60 vjetorit të Kongresit të Manastirit, në shtypin shqiptar të Maqedonisë”;
  • Ligjëratë në tribunën shkencore me temë “Studenti, fuqia e ndryshimit”, 26.02.2014, FAB i USHT-së, Kumanovë, Unioni Studentor dhe FRI;
  • Koordinator i konferencës shkencore “Lufta e Parë Botërore 1914-1918”, 11 shtator 2014, ITSHKSH, Shkup;
  • Kumtesë në tribunën shkencore “Kontributi i shoqërive dhe klubeve shqiptare në formimin e alfabetit të përbashkët të gjuhës shqipe”, IN Muzeu i Alfabetit të Gjuhës Shqipe, Manastir, 22.11.2014, me temë: “Klubi i Kumanovës dhe kontributi i tij për krijimin e alfabetit të gjuhës shqipe”;
  • Kumtesë në konferencën shkencore “Shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe të trojeve etnike në ish-Jugosllavi, në mbarim të Luftës së Dytë Botërore”, Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore, 12.12.2014, Preshevë;
  • Koordinator i tryezës shkencore “70 vjetori i themelimit të gazetës Flaka e Vëllazërimit”, ITSHKSH-SHHSHM-SHGM, 04.04.2015, Shkup;
  • Kumtesë në konferencën shkencore: “75-vjetori i hapjes së shkollave shqipe në Kosovë dhe në Maqedoninë Perëndimore”, Instituti Albanologjik – Prishtinë, Qendra e Studimeve Albanologjike –  Tiranë, ITShKSh – Shkup, 20.11.2016, Shkup;
  • Kumtesë në konferencën shkencore ndërkombëtare “Jasharajt dhe lufta çlirimtare”, Instituti i Historisë “Ali Hadri” – Prishtinë, 06.03.2018, Prishtinë;
  • Kumtesë në kuadër të projektit: “Zhvillimi i kulturës mediatike dhe promovimi i kulturës në media”, 11.11.2019, ITShKSh, Shkup;
  • Kumtesë në konferencën shkencore ndërkombëtare “Ballkanologjia”- edicioni III, 23.10.2020, ITShKSh, Shkup;
  • Kumtesë në konferencën shkencore mbarëkombëtare të Institutit ALB-SHKENCA (Tiranë – Prishtinë – Shkup), mbajtur më 1 – 3 tetor 2021;
  • Pjesëmarrje në manifestimin kulturor-shkencor “Java Kulturore Shqiptare në SHBA”, shtator 2022, me prezantime nëpër qendrat  kulturore Nju Jork dhe Nju Xhersi;
  • Më 17 – 22 nëntor 2022, në ITSHKSH-Shkup, pjesëmarrës në aktivitetet në kuadër të manifestimit kulturor-shkencor “Ditët e Alfabetit“;
  • Realizimi i projektit hulumtues shkencor: “Zhvillimet kulturore – historike të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut gjatë shek. XIX-XX”, mbështetur nga MASh (2021-2023), bashkë me bartësin Skender Asani dhe hulumtues tjerë të ITShKSh-së, duke kryer hulumtime nëpër arkivat shtetërore të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, Kroacisë dhe Francës;

 

AKTIVITETET TJERA

  • Kryetar i Këshillit të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup (2017-vijim);
  • Kryetar i Klubit të Shkrimtarëve “Jehona e Karadakut” Kumanovë (2012-2020);
  • Redaktor përgjegjës i botimeve të ITShKSh-së (2018-2023);
  • Kryeredaktor i edicioneve: “Ditët e Alfabetit” dhe Kalendari Albanologjik” të ITShKSh-së (2018-2023);
  • Kryeredaktor i revistës “Doruntina”, KSh “Jehona e Karadakut”, Kumanovë (2022 – vijim);
  • Anëtar i Komisionit recensues të Ministrisë së Kulturës së RMV-së, për zgjedhje në tituj profesional në sferën e veprimtarisë bibliotekare (2016- 2020), Shkup;
  • Anëtar i Këshillit për ndarjen e Çmimit shtetëror për arsim dhe shkencë “Shën Klimenti i Ohrit” në Ministrinë e Kulturës (2016-2017), Shkup;
  • Anëtar i Këshillit për ndarjen e Çmimit të Qytetit të Shkupit „13 Nëntori“ (2018-2021), Shkup, etj.

Gjuhët e huaja: maqedonisht, anglisht
E-mail: sevdaildemiri@yahoo.com
Telefon zyre: +389 (0)2 3215 381
Telefon mob: +389(0)70 559 116