
HIDAJETE AZIZI
Datëlindja dhe vendi: 24.11.1974, Ferizaj
Doktor i shkencave filologjike
ARSIMIMI
- Doktorant në Universitetin “Shën Kirili e Metodi”, Fakulteti i Filologjisë “Bllazhe Koneski” – Shkup, me temë: “Sistemi antroponimik e patronimik i shqiptarëve të Maqedonisë”;
- 2005 – Magjistër i shkencave filologjike – Fakulteti i Filologjisë “Bllazhe Koneski” – Shkup. Tema: “Nyja në gjuhën shqipe dhe në gjuhën maqedonase (analizë krahasimtare ndërmjet gjuhës shqipe dhe gjuhës maqedonase)”;
- 1999 – Profesor i gjuhës dhe letërsisë shqiptare – Fakulteti i Filologjisë “Bllazhe Koneski” – Shkup;
- Gjimnazi “Zef Lush Marku” – Shkup.
MARRËDHËNIA E PUNËS
- 2008 – Asistent hulumtues në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup;
- 2006-2007 – Profesor i gjuhës dhe letërsisë shqiptare në SHME “Arseni Jovkov” – Shkup;
- 2005-2006 – Profesor i gjuhës dhe letërsisë shqiptare në SHMP “Jahja Kemal” – Shkup.
PUNIMET SHKENCORE:
- “Ligjërimi emotiv i realizuar me anë të derivimit prapashtesor në gjuhën e folur të shqiptarëve të Maqedonisë”, Studime albanologjike, nr. 1, f. 159-175, ITSHKSH, Shkup, 2009;
- “Përdorimi i nyjës shquese tek emrat e përveçëm në shqipen dhe në maqedonishten”, Studime albanologjike, nr. 4, f. 65-85, ITSHKSH, Shkup, 2011;
- “Nyja me vlerë përgjithësuese në gjuhën shqipe dhe në gjuhën maqedonase”, Seminari VII Ndërkombëtar i Albanologjisë, Tetovë 2013;
- “Identiteti kombëtar dhe fetar në procesin e emërvënies”, Konferenca shkencore “Sfidat e trashëgimisë kulturore në Maqedoni”, ITSHKSH, Shkup, 2014;
- “Një ballkanizëm nga pikëpamja e prof. Demirajt”, Konferenca shkencore “Shaban Demiraj – figurë e shquar e albanologjisë dhe ballkanologjisë”, ITSHKSH, Shkup, 2014.
AKTIVITETET SHKENCORE
Pjesëmarrëse në:
- “Seminari VII Ndërkombëtar i Albanologjisë”, USHT, Tetovë, 2013;
- “Sfidat e trashëgimisë kulturore në Maqedoni”, ITSHKSH, Shkup, 2014;
- “Shaban Demiraj – figurë e shquar e albanologjisë dhe ballkanologjisë”, ITSHKSH, Shkup, 2014;
- “Promovimi i trashëgimisë kulturore (2013, 2014), ITSHKSH, Shkup, etj.
AKTIVITETET TJERA
- Anëtare e redaksisë në revistën “Scupi”, ITSHKSH ,Shkup.