Shkup, 10. 09. 2024 – Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, e priti sot drejtorin e Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, Prof.dr. Skender Asanin. Ky takim kaloi në shenjë të këmbimit të njohurive dhe përvojave, me ç’rast drejtori Asani pasi i uroi emërimin në këtë detyrë të re diplomatike, ambasadorin Mediani e njoftoi me punën që po bën ITSHKSH si dhe me planet në të ardhmen. Fokusi u vu sidomos në disa veprimtari shkencore-kulturore gjatë muajve nëntor-dhjetor, kur pritet një pjesëmarrje e kënaqshme e studiuesve nga vendi dhe rajoni. Drejtori Asani i tha ambasadorit Mediani se tradicionalisht bashkëpunimi në mes të ITSHKSH-së dhe Amabasadës Shqiptare ka qenë i shkëlqyer dhe kjo është reflektuar në bashkëpunimin në disa fusha, sidomos në kulturë, arsim dhe trashëgimi shpirtërore.
Diplomati shqiptar u shpreh i gatshëm që të përfshihet në aktivitetet e organizuara të ITSHKSH-së, duke shtuar me këtë rast se ai ka ndjekur punën që po bën ky institut, prandaj mbështetja e tij, siç tha ai, nuk do të mungojë.
Ky takim kaloi edhe në shenjë të dhurimit nga ana e drejtorit Asani të disa titujve të rinj librash për Ambasadën Shqiptare, me çka do të pasurohet edhe më tej komunikimi kulturor në mes këtyre dy institucioneve.
Shikoni gjithashtu
MOTHER TERESA COMMITTED TO THE IDEA THAT THE MAN SHOULD NOT REMAIN LIKE A SKELETON WITHOUT HUMAN FEELINGS
According to Mother Teresa, human nature needs the spiritual side more than the material, …