Drejtori

DREJTORI

Bazuar në kompetencat ligjore, Këshilli i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup (ITSHKSH), më 28.10.2014 zgjodhi dr. Skender Asanin për drejtor të ITSHKSH-së.
Ndërsa, më 24 gusht 2018, dr. Skender Asani u rizgjodh në pozitën e drejtorit të Institutit. Sipas raportit të komisionit, në konkursin e shpallur publik, kishte konkurruar vetëm kandidati i lartpërmendur, i cili i kishte plotësuar kushtet e parapara me ligj. Rizgjedhja e Asanit në mandatin e ri katërvjeçar, u bë njëzëri nga të gjithë anëtarët e brendshëm dhe të jashtëm të Këshillit të Institutit.
Në programin e punës së paraqitur nga Asani, theksohej angazhimi për zhvillimin e mëtejshëm të Institutit në planin vendor dhe ndërkombëtar, organizimi i konferencave, botimet shkencore, zgjidhja e çështjes së objektit të Institutit, shtimi i stafit akademik, etj.
Skender Asani nga Shkupi, është doktor i shkencave historike, pjesëmarrës në shumë konferenca shkencore, autor i disa librave shkencor – historik, dhe në marrëdhënie të rregullt pune në ITSHKSH që nga viti 2008.

KËSHILLI I INSTITUTIT

• Prof.dr. Sevdail Demiri (kryetar)
• Prof.dr. Naim Halimi (zëvendëskryetar)
• Prof.dr. Qemal Murati (anëtar)
• Prof.dr. Sefer Tahiri (anëtar)
• Doc.dr. Hidajete Azizi (anëtare)
• Mr.sc. Murtezan Idrizi (anëtar)
• Prof.dr. Fehari Ramadani (anëtar i jashtëm)
• Prof.dr. Isak Sherifi (anëtar i jashtëm)

“Drita e Gonxhës” bashkë me botimet e ITSHKSH-së u prezantuan në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren

    Prizren, 03, shtator 2024  – Universiteti “Ukshi Hoti” në Prizren ishte sot nikoqir i karvanit të manifestimit  kulturor-shkencor “Drita e Gonxhës”, me ç’rast u promovuan tre tituj të posabotuar të ITSHKSH-së dhe nr. 3 i revistës “Drita e Gonxhës”. Prof. asoc. dr. Xhafer Beqiraj, dekan i Departamenti i …

Lexo më shumë »

ITSHKSH ORGANIZOI ORË POETIKE NË LETNICË NË KUADËR TË “DRITËS SË GONXHËS”

  Letnicë, 01 shtator 2024 – Karvani i manifestimit letrar-shkencor “Drita e Gonxhës” sot u ndal në Letnicë. Poetë nga disa klube letrare lexuan poezi kushtuar figures së Nënës Tereze. Drejtori i ITSHKSH, PROF. DR. Skender Asani, u shpreh mirënjohës ndaj Famullitarit të kishës së Letnicës, Dom Marjan Demës për …

Lexo më shumë »

NË ITSHKSH U PROMOVUAN KATËR TITUJ TË RINJ

Shkup, 30 gusht, 2024 – Sot në ITSHKSH, në kuadër të edicionit të katërt të manifestimit kulturor-shkencor “Drita e Gonxhës”, u bë promovimi i tri veprave dhe i revistës “Drita e Gonxhës” (nr. 3). Me këtë rast, në fjalën e tij hyrëse drejtori i ITSHKSH, Prof.dr. Skender Asani, vuri në …

Lexo më shumë »

NË SHKUP, PRISHTINË DHE NË TIRANË FILLOI EDICIONI I KATËRT I MANIFESTIMIT KULTUROR-SHKENCOR “DRITA E GONXHËS”

NË SHKUP, PRISHTINË DHE NË TIRANË FILLOI EDICIONI I KATËRT I MANIFESTIMIT KULTUROR-SHKENCOR “DRITA E GONXHËS” “Gjithë kauza e saj ishte një rrugë e gjatë mbi të cilën ecnin njerëzit e braktisur dhe të sëmurë, të cilët në fund gjenin ngrohtësinë e fjalës dhe dorës së saj.Me emrin dhe veprën …

Lexo më shumë »