Shkup, 11. 09. 2024 –Drejtori i ITSHKSH-së, Prof.dr. Skender Asani, bashkë me Ambasadorin e Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, dhe me kryetarin e Komunës së Çairit, Visar Ganiu, ishin sot në mesin e nxënësve të Shkollës fillore “Ismail Qemali” në Shkup për ta dhuruar Abetaren e Unifikuar dhe Fletoren e punës. Me këtë rast, drejtuesit e shkollës, arsimtarët dhe nxënësit shprehën mirënjohje për këtë donacion, i cili po vjen në momentin e duhur, kur arsimi shqip ka nevojë për një metodologji unifikuese në rang kombëtar. Drejtori Asani deklaroi për mediat se këto mjete mësimore që sot po iu dhurohen nxënësve të klasës së parë janë ogur i mirë për arsimin tonë kombëtar. Ai porositi shkollat shqipe që të jenë më bashkëpunuese lidhur me këtë aksion, me çka, sipas tij, pritet të ketë një avancim cilësor në mësimin e bazave elementare të arsimimit dhe edukimit.
Pritet që, në ditët në vijim të vazhdojë dhurimi i abetareve për nxënësit e klasës së parë të shkollave fillore në Maqedoninë e Veriut, me çka ky donacion i shtëpisë botuese “Arbëria dizajn”, përmes ITSHKSH-së do ta arrijë efektin e duhur.
Shikoni gjithashtu
SHKENCA DHE KULTURA, NIVELET MË SUPREME TË VETËDIJES SË NJË SHOQËRIE
Nga Prof.dr. Skender ASANI Prezantimi i punës kërkimoro-shkencore dhe botuese të Institutit tonë gjatë …