Drejtori

DREJTORI

Bazuar në kompetencat ligjore, Këshilli i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup (ITSHKSH), më 28.10.2014 zgjodhi dr. Skender Asanin për drejtor të ITSHKSH-së.
Ndërsa, më 24 gusht 2018, dr. Skender Asani u rizgjodh në pozitën e drejtorit të Institutit. Sipas raportit të komisionit, në konkursin e shpallur publik, kishte konkurruar vetëm kandidati i lartpërmendur, i cili i kishte plotësuar kushtet e parapara me ligj. Rizgjedhja e Asanit në mandatin e ri katërvjeçar, u bë njëzëri nga të gjithë anëtarët e brendshëm dhe të jashtëm të Këshillit të Institutit.
Në programin e punës së paraqitur nga Asani, theksohej angazhimi për zhvillimin e mëtejshëm të Institutit në planin vendor dhe ndërkombëtar, organizimi i konferencave, botimet shkencore, zgjidhja e çështjes së objektit të Institutit, shtimi i stafit akademik, etj.
Skender Asani nga Shkupi, është doktor i shkencave historike, pjesëmarrës në shumë konferenca shkencore, autor i disa librave shkencor – historik, dhe në marrëdhënie të rregullt pune në ITSHKSH që nga viti 2008.

KËSHILLI I INSTITUTIT

• Prof.dr. Sevdail Demiri (kryetar)
• Prof.dr. Naim Halimi (zëvendëskryetar)
• Prof.dr. Qemal Murati (anëtar)
• Prof.dr. Sefer Tahiri (anëtar)
• Doc.dr. Hidajete Azizi (anëtare)
• Mr.sc. Murtezan Idrizi (anëtar)
• Prof.dr. Fehari Ramadani (anëtar i jashtëm)
• Prof.dr. Isak Sherifi (anëtar i jashtëm)

KONGRESI I MANASTIRIT, MONUMENT I LARTË I KUJTESËS SONË KOMBËTARE

Nga Prof. dr. Skender ASANI   Ideja për të organizuar “Ditët e Alfabetit”, një manifestim ky me karakter kulturor e shkencor, lidhet drejtpërdrejt me misionin e Institutit tonë që si frymëzim ka pikërisht vlerat iluministe, arsimore e kulturore që prodhoi Kongresi i Manastirit, i mbajtur këtu e 116 vite më …

Lexo më shumë »

DANIAL ORANGE: DREJTORI ASANI DHE ITSHKSH, NJË SHEMBULL I SHKËLQYER I PËRVETËSIMIT TË PËRVOJAVE AMERIKANE

Shkup, 07 nëntor 2024 – Dje në Shkup ka qëndruar Danial Orange, përgjegjës për programin IVLP Alumni në State Departamentin Amerikan për të takuar pjesëmarrësit e IV On Demand “Përballja me të kaluarën: Historia dhe Politika” që kanë qenë në programin studimor që nga viti 2014, në mesin të cilëve …

Lexo më shumë »

RUAJTJA E HARMONISË FETARE BRENDASHQIPTARE, GARANTUESE E NJË ARDHMERIE TË NDRITSHME

Nga Prof.dr. Skender ASANI   Për dallim nga popujt tjerë të Ballkanit, të cilët revolucionet e tyre i mbështetën në doktrina fetare, te shqiptarët ndodhi e kundërta. Nacionalizmi shqiptar, që u formësua kryesisht gjatë Rilindjes Kombëtare, platformën e tij ideologjike e kulturore e vendosi mbi unitetin kombëtar, duke mos u …

Lexo më shumë »

DREJTORI I ITSHKSH-së ASANI REALIZOI NJË VIZITË TË SUKSESSHME PUNE NË KROACI

Shkup, 23 tetor, 2024 – Drejtori i ITSHKSH-së, Prof.dr. Skender Asani, ka qëndruar në një vizitë disaditëshe pune në Kroaci. Përpos takimeve me personalitete shkencore e publike, ai ditë më parë (21 tetor) në praninë e drejtuesve të këtij qyteti, të përfaqësuseve të komuniteteve fetare- shqiptare si dhe të Ambasadorit …

Lexo më shumë »