Promovimi i librit “Drejtësia pa llogaridhënie” i autorit Ibish Neziri

Shkup, 25 shkurt 2026.

Sot në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup u bë promovimi i librit “Drejtësia pa llogaridhënie” i autorit Ibish Neziri. Libri është botuar nga Shtëpia Botuese “Armagedoni” nga Prishtina. Në promovimin e librit para të pranishmeve foli Berat Dakaj në cilësinë e drejtuesit të shtëpisë botuese “Armagedoni”, Bedri Zyberaj si recensent i librit dhe autori i librit Ibish Neziri. Promovimin e moderoi Dr. Bekim Adili, ndërsa me fjalë përshëndetëse të pranishmëve iu drejtuan edhe dhe z. Ali Ahmeti, mik dhe bashkëveprimtar i autorit të librit dhe Dr. Besnik Emini, u.d. drejtor i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve. Libri në fjalë përveç në gjuhën shqipe është përkthyer edhe në gjuhën angleze, i përfshirë në këtë botim të përbashkët.

Shikoni gjithashtu

Vizitë nga përfaqësues të Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës

Shkup, 05 shkurt 2026. Në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup …