ITSHKSH ME 450 FOTOGRAFI SHPALOS TRAJTAT E GJENOCIDIT SERB NË KOSOVË

Pas nënshkrimit të Memorandumit për bashkëpunim në mes të ITSHKSH dhe me Institutit të Krimeve të Luftës në Kosovë, sot në Prishtinë bëmë hapin e pare në jetësimin e këtij bashkëpunimi. Dorëzuam 450 fotografi me pamje nga krimet e kryera të shtetit serb në Kosovë gjatë viteve 1998-99. Këto forografi janë pjesë e hulumtimit tonë mbi dyvjeçar, ku janë edhe mijëra dokumente autentike, dhe me këtë duam të përcjellim edhe një porosi deri te të gjithë studiuesit dhe institucionet përkatëse që të punojnë pa rreshtur në dokumentimin e krimeve në Kosovë, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të pastrojmë të kaluarën, si garancë për të ardhmen.
Me këtë rast drejtori i Institutit të Krimeve të Luftës në Kosovë, Atdhe Hetemi, shprehu faleminderimet dhe konsideratat për këtë kontribut të Institutit tonë, me çka bëri të ditur se institucioni që ai drejton do të jetë më i begatshëm me fonde që do t’i ndihmojnë identifimkimit të krimeve të bëra mbi shqiptarët.
Duke i dëshiruar sukses Institutit të Krimeve të Luftës në Kosovë, shfaqa bindjen se me një punë këmbëngulëse dhe sistematike, siç po veprojmë edhe aktualisht, do të mund të arrijmë të dokumentojmë me fakte e dëshmi autentike trajtat e gjenocidit serb në Kosovë, një detyrë kjo e ngutshme që do t’i shërbente politkës dhe diplomacisë për të inicuar një rezolutë në OKB mbi gjenocidin në Kosovë të kryer nga Serebia./SA

Prishtinë, 12. 07. 2024

 

 

Shikoni gjithashtu

AKADEMI SOLEMNE NË ITSHKSH, NË SHENJË TË RUAJTJES DHE ZHVILLIMIT TË ABC-së SHQIPE

“Sot, kur po kremtojmë një festë të dyfishtë – 116 vjetorin e Kongresit të Manastirit …