Bashkëpunimi ynë si ITSHKSH me Parlamentin e Maqedonisë së Veriut ka qenë pjesë e frymës sonë institucionale. Në një frymë të tillë u mbajt sot edhe takimi me miken tonë, deputeten Prof. dr. Ivanka Vasilevska e cila është edhe kryetare e Komisionit për Arsim në Parlament. Ajo na ka nderuar disa herë me pjesëmarrjen e saj në eventet e organizuara nga ne. Në këtë takim ishte edhe Maja Susha, udhëheqëse e Departamentit për edukimin dhe hulumtimin e Holokaustit. Me zonj. Vasilevska ramë dakord që bashkëpunimi ynë institucional të jetë fryt i ideve dhe projekteve që avancojnë kulturën e dialogut e mirëkuptimit qytetar, duke marrë si model trashëgiminë kulturore e shpirtërore te popujve, përfshi edhe atë të hebrenjve, në identifikimin e pikave të përbashkëta për një ardhmëri të sigurt. Në aktivitetet e ardhshme do té jemi shumë aktiv në dizajnimin e projekteve e veprimtarive, që do të kenë mbéshtetje edhe nga Komisioni parlamentar , i udhëhequr nga deputetja, Prof. dr. со Ivanka Vasilevska. Me këtë rast asaj i dorézuam edhe disa nga titujt më të ri nga opusi ynë botues./ SA
Shkup, 11. 07. 2024.