U MBAJT KONFERENCA “BESIMET DHE BESËTYTNITË NDËR SHQIPTARË”

Shkup, 8 maj 2026 –  Në ambientet e Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, u mbajt konferenca shkencore nga fusha e folklorit, etnologjisë dhe antropologjisë, me temë: “Besimet dhe besëtytnitë ndër shqiptarët”, në kuadër të manifestimit shkencor “Java e Trashëgimisë Kulturore”.

Konferenca mblodhi studiues dhe emra të njohur të shkencës shqiptare nga vende të ndryshme të rajonit, të cilët prezantuan kumtesa dhe zhvilluan diskutime shkencore lidhur me trashëgiminë shpirtërore dhe kulturore shqiptare.
Në konferencë me kumtesat e tyre morën pjesë studiues të folklorit, etnologjisë dhe etnolinguistikës si: Edibe Selimi Osmani, Leontina Gega Musa, Arbnora Dushi, Izaim Murtezani, Vlorë Fetaj Berisha, Angjelina Hamza, Bukurie Mustafa, Rini Useini, Hidajete Azizi, Shejnaze Ajdini Murtezi, Jehona Hajrullahu, Murtezan Idrizi, Valdete Kasapi, Besnik Rameti, Minir Ademi, Besim Morina, Arlinda Veliu-Sadiku, Bekim Adili, Erodita Qorrkadiu Haxhiu, Yllza Rustemi, Ardian Ramadani, Fatima Salifoska dhe Xhafer Cakolli.

Në kuadër të konferencës, drejtori i Institutit, Besnik Emini, në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tyre të çmuar në kulturën shqiptare edhe pas pensionimit, ndau mirënjohje për studiuesit Edibe Osmani, Drita Halimi Stativci dhe Bashkim Lajçi.

Koordinatori i konferencës, Rini Useini, vlerësoi se konferenca e arriti qëllimin e saj, pasi pjesëmarrësit dëshmuan nivel të lartë profesional në prezantimet dhe diskutimet shkencore, duke kontribuar në avancimin e studimeve nga fusha e folklorit, etnologjisë dhe antropologjisë shqiptare.
Punimet e kësaj konference do të botohen në një edicione të veçantë të serisë “Scupi”.

Shikoni gjithashtu

Mbledhje komemorative: U vlerësua lart personaliteti dhe vepra profesorit dhe ish-drejtorit Ramiz Abdylit

Shkup, 09.04.2026. Në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, u mbajt …