Botimet e Institutit në Panairin e 5-të Mbarëkombëtar i Librit Akademik dhe Shkencor

Tiranë, 22 prill 2026. Sot u hap Panairi i 5-të Mbarëkombëtar i Librit Akademik dhe Shkencor, i organizuar nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, në bashkëpunim me Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit.
Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup do të prezantojë rreth 40 tituj librash shkencorë nga fushat e historisë, gjuhësisë, letërsisë dhe etnologjisë.
Në kuadër të këtij aktiviteti do të promovohet edhe vepra me titull “Lëvizja revolucionare-kombëtare shqiptare dhe maqedonase në rrjetet e diplomacisë sovjetike (1922–1928)” e autorit Mehmet Prishtina.
Promovimi do të mbahet më 23 prill 2026, në sallën “Akademikët”, pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, nga ora 11:00 deri në 11:55.

Shikoni gjithashtu

Mbledhje komemorative: U vlerësua lart personaliteti dhe vepra profesorit dhe ish-drejtorit Ramiz Abdylit

Shkup, 09.04.2026. Në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, u mbajt …