Takim me Krasniqin, në prag të përvjetorit të pavarësisë së Kosovës

foto-me-J.Krasniqin1Prishtinë/Shkup, 12.02.2014 – Sot drejtori i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, Shefqet Zekolli, i shoqëruar nga bashkëpunëtori shkencor i këtij instituti, Skender Asani, njëheri kryetar i Shoqatës së Historianëve Shqiptarë të Maqedonisë, u pritën në Kuvendin e Kosovës në Prishtinë, nga kryeparlamentrari Jakup Krasniqi.

Vizita u bë në kuadër të fillimit të shënimit të përvjetorit të gjashtëvjetorit të pavarësisë së Kosovës, e cila zyrtarisht do të shënohet më 17 shkurt. Përfaqësuesit e ITSHKSH-së uruan z.Krasniqin dhe gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës për këtë ditë madhështore, ditë e lirisë dhe pavarësisë, me shpresë se ky vend do të vazhdojë të zhvillohet normalisht sikurse shtetet e përparuara evropiane.

Me këtë rast, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ITSHKSH-së i dhuroi Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës, si një simbol shumë i rëndësishëm i memories tonë kolektive dhe historike, i cili do të ruhet me shumë kujdes në këtë institucion shkencor. /www.itsh.edu.mk/ 

foto-me-J.Krasniqin

 

    ————————————————————————————————————

Facebook Koment

Shikoni gjithashtu

U promovua libri “Trashëgimia kulturore islame në Shkup”

Shkup – 26.01.2022 – Sot, në mjediset e Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të …

Lini një Përgjigje