Takim me drejtorin e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë z. Piro Misha
Tiranë, 14 tetor 2025. Në Tiranë drejtori i Bibliotekës Kombëtare z. Piro Misha priti në takim u.d. drejtorin e Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve Prof. Dr. Besnik Eminin. Gjatë takimit u diskutua për intensifikimit të bashkëpunimit në fushën e shkëmbimit të botimeve dhe furnizimin e bibliotekës së Institutit me botime të rralla me theks të veçantë në krijimin e një fondi të veçantë të botimeve shqipe të botuara në Manastir. Gjithashtu u diskutua edhe për organizimin e promovimeve të botimeve të veçanta dhe ekspozimin e kopjeve origjinale në bashkëpunim mes Bibliotekës Kombëtare dhe Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup.
Me këtë rast, drejtori i Bibliotekës Kombëtare prezantoi punën përgatitore të ekspozitës me botime të veçanta të librit shqip ndër vite.
Me këtë rast, drejtori i Bibliotekës Kombëtare prezantoi punën përgatitore të ekspozitës me botime të veçanta të librit shqip ndër vite.

