VIZITË NË INSTITUTIN E HISTORISË “ALI HADRI” – PRISHTINË
Prishtinë, 22 janar 2026. Sot në Institutin e Historisë “Ali Hadri” në Prishtinë Prof. Dr. Besnik Emini u.d. drejtor i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup, i shoqëruar nga Prof. Dr. Isamedin Azizi, kryetar i Këshillit Shkencor dhe Dr. Ardian Limani, punëtor shkencor realizoi një takim pune. Në takim u pritën nga Prof. Dr. Teuta Shala – Peli, drejtore e Institutit të Historisë “Ali Hadri”, Prof. Ass. Dr. Arbër Hadri, sekretar shkencor dhe Ardiana Bajrami, punonjëse e Institutit.
Gjatë takimit u diskutua për koordimin e bashkëpunimit mes dy institucioneve në periudhën vijuese dhe për planifikimin e aktiviteteve me interes të përbashkët, shkëmbimin e rregullt të botimeve që i botojnë Institutet etj. Instituti i Historisë “Ali Hadri” është në proces të botimit të Historisë së Kosovës në 4 vëllime, ku tanimë është botuar vëllimi i parë, ndërsa puna për vëllimin e dytë është duke vijuar.
Theks të veçantë iu kushtua organizimit të përbashkët të konferencave shkencore mes Instituteve dhe pjesëmarrjes së punonjësve shkencorë në aktivitetet e ndërsjella, botimin e punimeve në revistat periodike të Instituteve etj.

ITSH Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup