VIZITË E MINISTRES ELISA SPIROPALI DHE AMBASADORIT DENION MEIDANI NË ITSHKSH

VIZITË E MINISTRES ELISA SPIROPALI DHE AMBASADORIT DENION MEIDANI NË ITSHKSH

Shkup, 23 dhjetor 2025. Në kuadër të qëndrimit të saj në Republikën e Maqedonisë së Veriut sot në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup erdhi në vizitë Znj. Elisa Spiropali, ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë, e shoqëruar nga ambasadori i Shqipërisë në Shkup z. Denion Meidani, si dhe anëtarë të tjerë të kabinetit të ministres dhe ambasadorit. Mysafirë u pritën nga Prof. Dr. Besnik Emini, u.d. drejtor i Institutit, Prof. Dr. Isamedin Azizi, kryetar i këshillit, Dr. Shejnaze Ajdini-Murtezi, Mr. Laura Papraniku, Dr. Teuta Agai-Demjaha, Dr. Bukurije Mustafa dhe punonjës të tjerë të Institutit. Ata u njoftuan me historikun e Institutit dhe veprimtarinë që e zhvillon në fushat e studimeve që i mbulon dhe bashkëpunimin me institucionet shkencore dhe arsimore të Shqipërisë. Znj. Spiropali theksoi rëndësinë e veprimtarisë së Institutit dhe interesimin për të mbështetur intensifikimin e bashkëpunimit me institucionet përkatëse në Shqipëri, për të mundësuar qasje me të lehtë për punonjësit e Institutit në këto institucione, si dhe realizimin e projekteve dhe punëve të përbashkëta.
Gjatë vizitës u prezantua edhe një pjesë e veprimtarisë botuese si dhe ambientet e punës ku e ushtron veprimtarinë e vet Institutit.
Me këtë rast u shkëmbyen edhe dhurata simbolike.

Shikoni gjithashtu

Konkurs Publik : Për zgjedhje të drejtorit të IPSH – Institutit të Trashëgimisë Kulturore e Shpirtërore të Shqiptarëve – Shkup.