SKENDER ASANI NDEROHET ME ÇMIMIN “MYFTI VEHBI DIBRA”

Shkup, 08. 07. 2024 – Drejtori i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve, Prof.dr. Skender Asani, dje është nderuar nga BFI me çmimin “Myfti Vehbi Dibra”, një mirënjohje kjo që i dedikohet kontributit të personaliteteve të fushave të ndryshme dhe ndikimit të tyre në shoqëri.

Kryetari i BFI-së, Reis Ulema Shaqir Fetahi, pasi vuri në pah vlerat dhe kontributet me të cilat karakterizohet personaliteti i Prof. Dr. Skender Asanit, tha se ITSHKSH dhe BFI kanë kultivuar një prirje të shëndoshë bashkëpunimi, duke avancuar  gjithnjë e më tepër nevojën për një një bashkërendim institucional për çështje e ide të karakterit të përbashkët.

Drejtori i ITSHKSH, Prof.dr. Skender Asani, nënvizoi se ka qenë i nderuar nga BFI të merr çmimin që mban emrin e një patrioti dhe intelektuali të spikatur, siç ishte Vehbi Dibra, i cili u shfaq në momentet vendimtare të historisë sonë. Në vitin 1909 merr pjesë në Kongresin e Dibrës, ku u zgjodh kryetar i tij, kurse më 1912 ishte delegat në Kuvendin Pavarësisë në Vlorë, ku zgjidhet kryetar i Pleqësisë.

“Ky çmim i atribuohet një fryme që ne si ITSHKSH e kemi kultivuar me vite të tëra, ku ka mbizotëruar dialogu dhe mirëkuptimi qytetar e fetar. E faleminderoj BFI-në për konsideratat dhe respektin  me rastin e ndarjes së këtij çmimi dhe njëherësh shprehi bindjen se porosia e Myfti Vehbi Dibrës edhe sot tingëllon aktuale:“Duhen shtyrë kufijtë e diturisë në horizonte me të largëta se ç’kanë parafytyruar teologët dhe dijetarët e parë të trevave tona”, u shpreh Asani.

Shikoni gjithashtu

МАЈКА ТЕРЕЗА СЕ ОБВРЖИ ЗА ДА ЧОВЕКОТ ДАНЕ ОСТАНЕ КАКО СКЕЛЕТ БЕЗ ЧОВЕЧКИ ЧУВСТВА

Според Мајка Тереза, на човечката природа повеќе и е потребна духовната страна отколку материјалната, а …