Shkup, 04. 07. 2024 – Ambasadori i Austrisë në Maqedoni, Shkëlqësia e tij z. Martin Pammer sot ka vizituar ITSHKSH. Ai u prit nga drejtori Prof dr. Skender Asani, nga i cili u informua për shumë aspekte të punës së këtij Instituti, duke veçuar me këtë rast pjesëmarrjen e studiuesve në konferenca dhe veprimtari të ndryshme shkencore-kulturore, si dhe me veprimtarinë e ngjeshur botuese. Drejtori Asani u shpreh se ITSHKSH mbetet një referencë kredibile e hulumtimit dhe studimit shkencor, duke e ruajtur edhe autonominë dhe pavarësinë profesionale kundrejt tendecave të ndryshme për implikime politike.
Mbi këtë çështje pati një dakordësi të plotë edhe nga ambasadori Pammer, i cili premtoi se kontaktet do të vazhdojnë, kurse mbështetja nuk do të mungojë në të ardhmen, me çka do të bëhen përpjekje që të vendoset një bashkëpunim afatgjatë në mes të ITSHKSH-së dhe institucioneve përkatëse të Austrisë.
Shikoni gjithashtu
QASJA INSTITUCIONALE DHE SHKENCORE NDAJ FIGURËS SË NËNËS TEREZE
Nga Prof. dr. Skender ASANI Në historinë moderne, Shën Nëna Tereze përfaqëson figurën më emblematike …