Shkup, 03.06.2013 – Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup (ITSHKSH), sot organizoi sesionin shkencor me temë: “Toponimia shqiptare në Maqedoni”.
Drejtuesi i sesionit, Zeqirija Ibrahimi, theksoi dy arsye të këtij organizimi -mungesa e eksplorimit të duhur shkencor të kësaj teme deri më tani, dhe sanksionimi me ligj i toponimisë shqiptare në Maqedoni që nga viti 2004. Ibrahimi shtoi se në këtë sesion shkencor, marrin pjesë studiues të njohur të toponimisë dhe onomastikës nga institucionet arsimore dhe shkencore shqiptare të Maqedonisë dhe Kosovës.
Drejtori i ITSHKSH-së, Shefqet Zekolli, u shpreh se toponimia shqiptare në Maqedoni, shpeshherë ka përjetuar sulme nga qarqe të caktuara, të cilat kanë synuar ndryshimin e autoktonisë shqiptare në këto troje të Ballkanit, andaj ne si institucione, në mënyrë permanente duhet dhënë kontributin tonë në ruajtjen dhe valorizimin e trashëgimisë tonë shpirtërore edhe në segmentin e toponimisë. Sipas Zekollit, ITSHKSH prej sivjet është licencuar nga Ministria e Kulturës e Maqedonisë, për ruajtjen e trashëgimisë shpirtërore të shqiptarëve të Maqedonisë, dhe në mënyrë korrekte do ta kryejë obligimin e vetë.
Më tej me kumtesa shkencore u prezantuan: Avzi MUSTAFA (Toponimia dhe mikrotoponimia e Rekës se Epërme), Xhemaludin IDRIZI (Për etimologjinë e disa toponimeve të fshatrave të rrethit të Shkupit), Qemal MURATI (Toponimia shqiptare në arealin e Maqedonisë dhe përpjekja për ta manipuluar politikisht me këtë materie), Begzad BALLIU (Toponimia shqiptare në Maqedoni në studimet onomastike), Asllan HAMITI (Toponimia dhe mikrotoponimia shqiptare në Maqedoni – dëshmi e autoktonisë), Izmit DURMISHI (Vështrime fonetike mbi toponiminë e Pollogut të Epërm), Ismet OSMANI (Toponimia e dervenit të Shkupit), Mustafa IBRAHIMI (Ligjërimi popullor dhe ai zyrtar i disa ojkonimeve në rajonin e Prilepit, Dollnenit dhe Krushevës), Naim HALIMI (Toponimia në rajonin e Kumanovës – dëshmi për autoktoninë e shqiptarëve), Berton SULEJMANI (Përdorimi i toponimeve shqiptare në tekstet shkollore shqipe (1981 – 1989) të botuara në Maqedoni), Skender ASANI (Mbi disa emërtime të lagjeve të Shkupit në shek.XIX-XX), Besnik EMINI (Toponimia kadastrale dhe popullore në f. Çellopek të Pollogut), Agron SALIHU (Toponimia e fshatit Sllatinë të komunës së Tearcës), dhe Zeqirija IBRAHIMI (Standardizimi administrativ i toponimisë shqiptare në Maqedoni).
Të gjitha kumtesat e lexuara dhe të plotësuara të këtij sesioni shkencor, të cilat do të përkthehen edhe në maqedonisht, do të botohen në një edicionet e veçanta të ITSHKSH-së. /www.itsh.edu.mk/
……………………………………………………………………………………………………………………………………….
26 comments
Pingback: LSM99BET เว็บดีสุดในการ แนะนําเว็บสล็อต
Pingback: ขายบ้าน
Pingback: quik
Pingback: รับทำเว็บ WordPress
Pingback: Treesap gummies
Pingback: hfm ดีไหม
Pingback: essentials fear of god
Pingback: sell drugs
Pingback: ผ้า
Pingback: iTunes gift card
Pingback: หนังเอวีซับไทย
Pingback: Buy Holosun HS507C-X2 Reflex Sight 1x Selectable Red ACSS VULCAN Reticle Solar/Battery Powered Matte Black Online
Pingback: bcm ar15 rifles
Pingback: เค้กดึงเงิน
Pingback: โคมไฟ
Pingback: EndoliftX
Pingback: dark168
Pingback: rent boat in fort lauderdale
Pingback: som777
Pingback: Nexus Market
Pingback: รถ6ล้อ
Pingback: ทดลองเล่นสล็อต ฟรี
Pingback: คลินิกปลูกผม นครสวรรค์
Pingback: เช่าห้องเก็บของ
Pingback: สล็อต888 เว็บตรง วอเลท
Pingback: weed in bucharest