PAQJA DHE STABILITETI NË BALLKAN NUK MUND TË RUHET DUKE I BËRË KONCESIONE HEGJEMONISË RUSO-SERBE

Nga Prof.dr. Skender ASANI

Ballkani historikisht ka qenë një zonë me dridhje të vazhdueshme tektonike gjeopolitike, që ka ardhë si pasojë e ushtrimit të ndikimit rus kundrejt aspiratave të popujve për liri dhe pavarësi. Ky ndikim është shprehur në forma e metoda të ndryshme, por ka pasur një qasje konstante, duke e ushqyer politikat nacionaliste serbe dhe të të tjera,  me ide hegjemoniste, që u ngritën në formë të projekteve: Serbia e Madhe (Naçetania), Bullgaria e Madhe (Shën Stefani) dhe Greqia e Madhe (Megaloidea).
Në proceset historike asgjë nuk ndodhë rastësisht, ashtu siç nuk ishin të rastësishme edhe këto projekte që zanafillën e kishin në liftërat ruso-turke të viteve 1875-1878, e njohur ndryshe edhe si Kriza eLindore, ku pas debaklit të ushtrisë osmane jetësohet projekti i Bullgarisë së Madhe që kapte gati gjithë territorin e Rumelisë së dikurshme (Maqedoni, Kosovë etj.).
Zhvillimet në Ballkan patën jehonë edhe në kancelaritë evropiane dhe për pasojë më 13 qershor 1878 u mbajt Kongresi i Berlinit, i cili i shpëtoi kufijtë e jashtëm të Perandorisë Osmane, por i bëri koncesione Serbisë dhe Rusisë në dëm të territoreve shqiptare, sidomos me Sanxhakun e Nishit ku u dëbuan dhjetra mijëra shqiptarë të cilët ishin të detyruar të vendosen në brendi të Kosovës dhe në Maqedoni (si shembull eshte edhe lagja e muhagjerëve në Shkup).

Në frymën e vendimeve të Kongresit të Berlinit, bashkësia ndërkombëtare çuditërisht e shpërbleu hegjemoninë ruso –serbe me aneksimin e Ulqinit.
Kjo hegjemoni ishte shumë aktive në terern dhe pritej momentin kur do të rrënohej Perandria Osmane dhe kjo ndodhi me krijimin e Aleancës Ballkanike e cila ishte nxitëse e luftërave Ballkanike , që kulmoi me Betejën e Kumanovës (16 tetor 1912). Edhe Lufta se Pare Boterore ishte iniciuar përmes një organizate të fshetë terroiste serbe. Fryma e kësaj organizate u shtri gjatë gjithë periudhave të historisë, duke arritur kulmin në vitin 1999, kur Serbia në Kosov shkaktoi një gjenocid të paparë. Kjo frymë madje u vërejt edhe në sulmin e fundit terrorist në Banjskë të Zveçanit, ku Beogradi kishte dërguar një grup të armatosur për të destabilizuar Kosovën, qëllimi i të cilit ishte aneksimi i kësaj pjese dhe bashkangjitja të ashtuqaujaturës “bota serbe”. Çuditërisht ky veprim i Serbisë ende nuk ka marrë një denim të merituar nga bashkësia ndërkombëtare.

Por të gjitha aventurat hegjemoniste serbe mori një përgjigje adekuate nga NATO në mars të vitit 1999, kur, për qëllime humanitare,  u ndërmor një fushatë ajrore duke bombarduar caqet luftarake të Millosheviqit. Ndërhyrja e NATOs ia riktheu kredibilitetin e humbur të Evropës gjatë luftërave ne ish Jugosllavi, për arsye se për herë të parë po vendosej në praktikë koncepti i Presidnetit amerikan Vilson që iu jepte të drejta sovraniste edhe popujve të vegjël të Ballkanit. Ky ishte edhe një hap i guximshëm drejt hapjes së propceeseve integruese euroatlantike që shpiente ne anëtarësimin në BE dhe NATO të vendeve të Ballkanit.

Ballkani sërish është shendërruar në një arenë përplasjesh gjeopolitike. Kësaj radhe invazioni rus në Ukrainë ka ndikuar që reflektorët e BE-së, të NATO-s dhe të SHBA të fokusohen më tepër, duke u munduar që ta pengojnë shtrirjene ndikimit rus në Ballkan. Në këtë kontekst janë edhe përpjekjtet diplomatike për ta larguar Serbinë nga ky ndikim. Mirëpo kjo nuk mund të bëhet duke i lejuar asaj sërish të rikthehet në ujërat e dikurshëm të  hegjemonisë ballkanike. Në të kundërtën nuk do të kishte kurrfarë kuptimi angazhimi i i NATOS, e cila megjithatë arriti të ndikojë në kosnsolidimin e shteteve me koncepte qytetare dhe tani nëse i lejohet ky luks Serbisë, atëherë këto koncepte bien dhe në shprehje vjen harta e dikurshme e përkufizimeve etnike- territoriale. Historia ka dëshmuar se sa herë që i janë bërë koncesione Rusisë, fryma e këtyre e  përkufizimeve ka qenë fatale për lirinë dhe dinjitetin e popujve të Ballkanit, sidomos ata që jetojnë në Be H, Kosovë, Mal të Zi, Serbi etj.

Ombrella e sigurisë kolektive të NATO-s është garancë afatgjate e lirisë së popujve ballkanik, ndërkohë që forcat proruese punojnë pa ndërprerë që t’i shkaktojnë vrima kësaj ombrelle, duke inskenuar ngjarje destabilizuese, siç ishte sulmi ndaj ambasadës ameriakane këtu në Shkup, në vitin vitin 1999, por edhe përpjekjet e mëvonshme që u reprizuan në Mal të Zi, por edhe në Maqedoni (ngjarjet e 27 prillit 2018).

Paqja dhe stabiliteti në Ballkan nuk mund të ruhet duke i bërë koncesione hegjemonisë ruso-serbe , aq me tepër kur këto kocesione kanë pastaj efekt domino efekt që mund të rishfaqen në pjesë të ndyrshme të Ballkanit.

 

Shkup, 25 mars 2024

 

 

 

Shikoni gjithashtu

Ekspozita që ndriçon sakrificat për alfabetin dhe identitetin kombëtar shqiptar

Prof. dr. Skender Asani   Ekspozita me temë “Persekutimi komunist i hartuesve të alfabetit shqip …