Panairi i 3-të mbarëkombëtar i librit akademik dhe shkencor zhvillohet këtë vit në Tiranë, në datat 23-25 prill, si nismë e përbashkët e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Akademisë së Shkencave e Arteve të Kosovës.
Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup, do të promovojë disa nga botimet e veta më të reja në ditën e tretë të panairit, më 25 prill 2024, prej ora 11.00 – 11.55, në sallën “Aleks Buda” të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, edhe atë:
- “Zhvillimet kulturore dhe historike te shqiptarët në Maqedoni gjatë shekujve XIX – XX”;
- “Ipeshkvia Shkup – Prizren” – Gaspër Gjini;
- “Dialektologjia shqiptare – Të folmet shqipe të Maqedonisë së Veriut”.
Promotorë: Skender Asani, Sefer Tahiri, Sevdail Demiri, Zeqirija Ibrahimi, Besnik Rameti.
Panairi synon që të bëjë të njohura arritjet më cilësore në botimet akademike, shkencore dhe universitare dhe promovimin e figurës dhe personalitetit të shkencëtarit e studiuesit shqiptar në hapësirën mbarëkombëtare.
Vizitoni Panairin e 3-të mbarëkombëtar të librit akademik dhe shkencor, 2024!