ITSHKSH VETËM JASHTË NDIKIMEVE POLITIKE E RUAN PASTËRTINË ETIKE TË TIJ

Shkup, 03 korrik 2024 – Metju Flanes, Këshilltar politik në Ambasadën Amerikaner në Shkup ka vizituar sot Institutin e Trahëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve, me ç’rast  drejtori Prof. dr.. Skender Asani e informoi diplomatin amerikan me veprimtaritë që ka zhvilluar dhe do të zhvilloj në të ardhmen ky Institut si dhe me impaktin që ka puna kërkimore-shkencore në krijimin e ambientit për një shoqëri të lirë e pa paragjykime. Konferencat shkencore, vizita studimore jashtë, hulumtimet individuale dhe grupore të studiusve, botimet dhe promovimet e librave paraqesin, sipas Asanit, gamën e gjerë të angazhimeve e prioriteteve që ITSHKSH i ka vënë vetes si obligim shkencor e kulturor. Pas elaborimti të detajuar të profilit të Institutit, përfshi të gjitha gjitha deparatmentet,  drejtori Asani, u shpreh se ITSHKSH është ndër institucionet e rralla shkencore që ka arritur me suksest të tejkalojë çdo sfidë që i ka dalur përpara, përfshi edhe ndikimin politik nga jashtë. Duke i ikur këtij ndikimi ky Institut ka ruajtur pastërtinë etike dhe drejtpeshimin shkencor e qytetar, vuri në dukje Asani, i cili kërkoi që edhe në të ardhmen ITSHKSH të kursehet nga çfarëdo lloj ndikimi apo shantazhi politik, për çka edhe diplomati amerikan z. Flanes u pajtua, duke shtuar se  Ambasada Amerikane e ndjek punën e ITSHKSH dhe është e kënaqur me të arriturat dhe me vizionin për të ardhmen.

Shikoni gjithashtu

Ekspozita që ndriçon sakrificat për alfabetin dhe identitetin kombëtar shqiptar

Prof. dr. Skender Asani   Ekspozita me temë “Persekutimi komunist i hartuesve të alfabetit shqip …