Kreu i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë e vizitoi ITShKSh-në

Shkup, 29 tetor 2023 – Sot ITShKSh-në e vizitoi kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Akademik Skender Gjinushi, dhe përgjegjësi për marrëdhënieve me jashtë pranë kësaj Akademie, Dr. Dorian Koçi.

Gjatë takimit me drejtorin e Institutit, Dr. Skender Asani, u bisedua për tema e ide të inicuara kohë më parë që do të jenë produkt i një kalendari të përbashkët bashkëpunimi në mes të Isntitutit dhe ASHSH.

Me këtë rast, përfaqëuesit e lartë të ASHSH, Asani i njoftoi edhe me projektin kërkimor shkencor dhe më të veçantin deri më tani “Zhvillimet kulturore-historike te shqiptarët e Maqedonisë gjatë shek. XIX dhe XX”, i cili do të prezantohet pas dy ditësh në Institutin tonë.

Ata gjithashtu u njohtuan edhe për disa manifestime shkencore e kulturore që do të organizohen nga ITShKSh gjatë muajit nëntor dhe dhjetor, duke veçuar me këtë rast “Ditët e Alfabetit” (14-22 nëntor), ku Akademia e Shkencave të Shqipërisë do të prezantohet në mënyrë dinjitoze, duke filluar nga kryetari i saj Akademik Skender Gjinushi.

Për të mbajtur frymën atdhetare në relacionet institucionale, drejtori Asani ia dhuroi Akademik Gjinushit pullën postale me portretin e Hasan Prishtinës, në 150 vjetorin e lindjes së tij.

 

Shikoni gjithashtu

ITSHKSH ORGANIZON KONFERENCËN SHKENCORE “ZEJTARIA DHE PUNIMET ARTIZANALE NË TREVAT SHQIPTARE”

 INSTITUTI I TRASHËGIMISË SHPIRTËRORE E KULTURORE TË SHQIPTARËVE – SHKUP   organizon konferencën shkencore vjetore “Java …