ITSHKSH prezantoi punën pesëvjeçare

01Shkup, 14.02.2013 – Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore i Shqiptarëve të Maqedonisë në Shkup (ITSHKSH), duke rrumbullakuar punën pesëvjeçare, sot organizoi një solemnitet ku u prezantua puna e tij e deritanishme dhe u nderuan me mirënjohje dhe falënderime disa personalitete dhe institucione të cilat kontribuuan në afirmimin e Institutit dhe të shkencës shqiptare në Maqedoni.

3Drejtori i ITSHKSH-së, Dr.Shefqet Zekolli, duke e prezantuar punën pesëvjeçare, theksoi se ky institut edhe pse i ri në moshë, ka arritur që të bëjë punë të cilat do t’ia kenë lakmi edhe institutet më prestigjioze dhe me përvojë më të gjatë. Por, ky rezultat është i madh kur kihet parasysh vullneti i madh i punëtorëve të institutit, të cilët kanë elan të madh që t’i ecin punët përpara.

Solemnitetin e përshëndetën drejtori i Institutit të Albanologjisë në Prishtinë, Dr.Hysen Matoshi, si dhe prorektori i USHT-së, Dr.Fehari Ramadani.

Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të shqiptarëve në Shkup, i vetëdijshëm për misionin fisnik shkencor dhe kombëtar që ka, pas konsolidimit të tij si institucion i mirëfilltë shkencor, prioritet kryesor ka botimin e veprave shkencore, por dhe dy revistave shkencore “Studime Albanologjike” dhe “SCUPI”.  Me këtë rast, Dr.Sefer Tahiri, foli për botimet e shumta që janë bërë nga ana e këtij institucioni shkencor gjatë kësaj periudhe.

Vepra e parë shkencore, që u botua nga instituti ynë është ajo me titull “Gjuha e romanit Lumi i vdekur” i Jakov Xoxës, nga bashkëpunëtorja e institutit, Dr. Bukurije Mustafa, vepër kjo që është një studim monografik për gjuhën e njërit nga shkrimtarët më të veçantë në letërsinë shqiptare, i cili ka ditur të shkruajë jo vetëm artistikisht, por edhe të krijojë gjuhë. Një vepër tjetër shkencore e botuar në 100 vjetorin e shtetit shqiptar është “Veprimtaria atdhetare e Hasan Prishtinës”, e përgatitur dhe redaktuar nga Skender Asani, Mehmet Prishtina dhe Sefer Tahiri. Kjo vepër përmes dokumenteve të pabotuara më parë, të mbledhura në arkiva të ndryshme, jep fakte të reja mbi Hasan Prishtinën, këtë veprimtar gjigant, i cili bëri vepra të mëdha në planin gjithëkombëtar. Më tej, vepra e Prof. Dr.Ramiz Abdylit me titull “Trojet lindore shqiptare në kryengritjen e përgjithshme (viti 1912), është e një rëndësie të veçantë, sidomos për faktin se jep një pasqyrë të plotë të zhvillimit të kryengritjes në këtë pjesë të trojeve etnike. Historiografisë shqiptare gjithnjë e më shumë po i shtohen vepra me vlera kombëtare nga studiues të ndryshëm shqiptarë. I tillë është edhe vëllimi me dokumente me titull “Marrëdhëniet shqiptare-jugosllave 1968-1981, i autorit Mr. Qerim Lita, me rreth 50 dokumente të kësaj sfere fare pak të ndriçuar.

ITSHKSH ka botuar edhe një vepër tjetër nga fusha e historisë, “Shqiptarët e Maqedonisë-nëntor 1943-dhjetor 1944”, vepër e studiuesit të historisë, Mr. Fati Iseni, ku autori shtjellon në mënyrë shkencor një periudhë shumë të ngjeshur me ngjarje të rëndësishme të karakterit kombëtar.

ITSHKSH ka edhe organin e vet, revistën shkencore ‘Studime albanologjike’, e cila del nga dy numra në vit. Në këtë revistë botohen materiale nga sfera të ndryshme: gjuhësi, letërsi, folklor, etnologji, histori, studime kulturore, që ndërlidhen me albanologjinë dhe përgjithësisht shqiptarët e këtyre trevave.

Jo vetëm për Institutin shqiptar një sihariq i mirë është dalja në dritë edhe e serisë së botimeve ‘SCUPI’ (katër vëllime – 2012), i cili përfshin vetëm punimet e prezantuara shkencore që organizohen nga instituti.

Në këtë solemnitet, Instituti u ndau Mirënjohje për veprimtari jetësore, këtyre personaliteteve të shquara, të cilat dhanë kontribut të çmuar në zhvillimin dhe afirmimin e shkencës së albanologjisë, historisë dhe kulturës shqiptare: Dr. Remizi Nesimit, Dr.Shukri Rahimit dhe Alush Hamidit.

Po ashtu, ITSHKSH i nderoi për kontributin e dhënë për ngritjen e Institutit: Xhabir Ahmetin – hartues i elaboratit për themelimin e ITSHKSH-së, si dhe Dr.Mirushe Hoxhën – drejtore e parë, Dr.Ramiz Abdylin – drejtor i dytë dhe Dr.Naim Halimin – drejtor i tretë i Institutit.

Për ata që materialisht dhe në forma të ndryshme e ndihmuan zhvillimin e ITSHKSH-së në këto pesë vjet, Instituti i nderoi me Falënderime: Izet Mexhitin – kryetar i komunës Çair, Fati Isenin – kryetar i komunës Studeniçan, Sadulla Durakun – kryetar i komunës Likovë, Ramiz Merkon – kryetar i komunës Strugë, Bekim Muratin – kryetar i komunës Saraj, Mehmet Prishtinën – pasardhës i familjes së Hasan Prishtinës, Adem Abdullaun – N.T. Price, Rakip Doçin – drejtor i Higjienës së qytetit të Shkupit, Familjen Haxhihamza – historian, Adnan Ismailin – Logos A, Rexhep Alltepen – kryetar i komunës Bursë të Turqisë dhe Agjencinë shtetërore të Turqisë – TIKA.

5

 

 

 

 

 

Shikoni gjithashtu

Shefi i zyrës politike të Ambasadës Amerikane Dejvid Majers vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë me ITSHKSH-në

Shkup, 6 mars 2025 – Në kuadër të bashkëpunimit shumëvjeçar midis ITSHKSH-së dhe ambasadës së …

43 comments

  1. Pingback: como entrar

  2. Pingback: lsm99

  3. Pingback: http://fxf.cside1.jp/togap/ps_search.cgi?act=jump&access=1&url=https://devs.ng/

  4. Pingback: situs togel resmi

  5. Pingback: คอนโดให้เช่า

  6. Pingback: you can look here

  7. Pingback: บุญมี สล็อต

  8. Pingback: where to buy vape cartridges in europe

  9. Pingback: Diamond fire

  10. Pingback: แผ่น HPMC

  11. Pingback: ฟิล์มกรองแสง

  12. Pingback: อุปกรณ์ อุตสาหกรรม

  13. Pingback: link

  14. Pingback: ธรรมนูญครอบครัว

  15. Pingback: กระดาษฉาก

  16. Pingback: ประวัติ ความเป็นมา dg casino

  17. Pingback: luggage storage bangkok

  18. Pingback: เด็กเอ็น

  19. Pingback: อัลเทอร่า

  20. Pingback: Buy browning sa 22  Online

  21. Pingback: เค้กดึงเงิน

  22. Pingback: dultogel gacor

  23. Pingback: Sylfirm

  24. Pingback: dark168

  25. Pingback: ufa191

  26. Pingback: slot onlineค่ายเกมดังยอดฮิต 2023

  27. Pingback: John

  28. Pingback: ...

  29. Pingback: สินเชื่อรถบรรทุก

  30. Pingback: chat rooms

  31. Pingback: Herbalife discounts

  32. Pingback: Darknet Links

  33. Pingback: altogel

  34. Pingback: ufabet789

  35. Pingback: Pharm1aceutics

  36. Pingback: สล็อตออนไลน์เกาหลี

  37. Pingback: lottorich28

  38. Pingback: โคมโรงงาน

  39. Pingback: Devamını oku

  40. Pingback: stapelstein

  41. Pingback: ระบบสมาชิก

  42. Pingback: https://szewcwarszawa.pl/pocket-option-reviews-obzor-platformy-dlja-onlajn/

  43. Pingback: Mostbet

Leave a Reply