Shkup, 6 qershor – Etnologjia dhe folklori janë dy sfera të kulturës popullore të cilat ndër shqiptarët e Maqedonisë nuk janë të përfaqësuara me katedra përkatëse në Universitetet tona që tash janë bërë të shumta.
Në Europë dhe botë këto dy drejtime janë shumë të përfaqësuara, pasi merren direkt me identitetin e popullit duke e studiuar drejtpërdrejt kulturën e mirëfilltë tradicionale, gjithçka çka e ka krijuar populli me veprimet dhe mendimet e tij. Pra, etnologji apo si pjesë e studimit të Etnologjisë është dasma popullore, zakonet popullore, arkitektura popullore, mjekësia popullore, bujqësia dhe blegtoria popullore, besimet, besëtytnitë, mitologjia, religjioni, dhe gjithçka tjetër që e ka krijuar njeriu atëherë kur nuk kanë ekzistuar institucione të mirëfillta.
Poashtu edhe folklori merret me te njëjtat, vetëm se studion qenësinë e veprimeve, pra ritin ne parim, këngët e ndryshme, përрallat gjëegjëzat, proverbat etj.
Shqiptarëve të Maqedonisë u mungojnë këtа dy profile ndoshta edhe më shumë. Pikërisht dje në këto profile më saktësisht mori titullin magjistër i folklorit, Rini Useini, i cili njëkohësisht është edhe punonjës shkencor në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve të Maqedonisë. Tema e cila u mbrojt para të ftuarve dhe audicionit të hapur, në hapësirat e Instittutit të Folklorit ,,Marko Cepenkov” kishte të bëjë me sferën e veshjeve popullore me titull ,, Veshjet popullore në Strugë dhe rrethinë”.
Sipas Prof. Dr. Izaim Murtezani i cili ishte dhe mentor i temës, kjo vepër në vetvete pasqyron edhe një monografi për Strugën dhe rrethinën në aspektin kulturor dhe ne veçanti te veshjet popullore, pasi kjo krahinë është një konglomerat i pasur gjuhësor dhe kulturor. Ai e vlerësoi lartë këtë punim pasi tërësia e tij ka të bëjë me të dhëna shkencore dhe hulumtuese në terren, gjë e cila e bënë të mundëshme që të thellohen më shumë në disa problematika, siç është paraqitja estetike dhe trajtimi i motivive në materiae tël tjera shkencore.
Vlerësim të lartë pati dhe nga komisionerja e tretë Prof, Dr Vesna Petrevska, e cila me të vërtetë e vlerësoi shumë këtë punim si një punë shumë afirmative, dhe shumë prezatuese për Strugën dhe njëkohësisht si nxitëse për punime tjera nga krahinat tjera etnografike.Gjithashtu të njëjtin mendim dha edhe Prof.Dr Jasminka Ristovska Piliçkova e cila është edhe specialiste në fushën e veshjeve. Duke bërë krahasim dhe me veshjet e popullit maqedonаs, ajo u shpreh që duke i parë të përbashkëtat e veshjeve të shumtë janë elementet që na afrojnë me njëri-tjetrin në shumë aspekte, pasi kultura është dhe duhet të jete urë lidhëse ndërmjet popujve.
Ajo vlerësoi lart Rini Useinin që është bërë pjesë e këtij drejtimi aq të nevojshëm për popujt dhe sidomos për shqiptarët dhe sipas saj ndoshta Riniu është ndër të parët shqiptar ne Maqedoni që kryen magjistraturën në fushën e folklorit. E veçanta e këtij prezantimi ishte dhe paraqitja me veshje nusërie dhe veshje dhëndërie nga dy subjekte, të cilët zgjuan kërshërin e auditoriumit dhe komisionerëve.
Për t’u bërë ky manifestim sa më tradicional, në fund kishte dhe një koktej me ushqime tradicionale, me flija dhe bakllavë. Pra ishte tërësisht nga fillimi deri në fund një prezantim i pasur etnologjik, duke folur për vlerat e identitetit kulturor të njeriut. /www.aktuale.mk/
———————————————————————————————————————————————
23 comments
Pingback: social signal count
Pingback: führerschein kaufen
Pingback: แก้หนังตาตก พระราม 9
Pingback: หมอกระดูก
Pingback: redirected here
Pingback: ชั้นวางสินค้าอุตสาหกรรม
Pingback: ยิง sms
Pingback: hihuay
Pingback: his explanation
Pingback: Order LSD discreetly
Pingback: link
Pingback: Mancave
Pingback: đánh bom liều chết
Pingback: สล็อต เครดิตฟรี
Pingback: Buy Anabolic Steroids Online
Pingback: lucabet88
Pingback: Morpheus8 รีวิว
Pingback: Geissele USA
Pingback: wa dultogel
Pingback: 안전 토토
Pingback: dultogel 4d login
Pingback: Nexus Market
Pingback: ghoster13