Dhurohen libra dhe revista për bibliotekën e ITSHKSH-së

photo-6Shkup, 02.06.2014 – Dekani i Fakultetit Filologjik të Universitetit Shtetëror të Tetovës (USHT), Dr. Fatmir Sulejmani, sot i dhuroi bibliotekës së ITSHKSH-Shkup, disa libra me vlerë, në mesin e të cilave edhe ato autoriale, por edhe qindra kopje të revistave të ndryshme kulturore dhe me peshë në gazetarinë periodike, si: FJALA, BREZI, BOTA E RE, ZËRI, DANAS, etj., si një kontribut i çmuar për ruajtjen e trashëgimisë së shkruar kulturore.

ITSHKSH falënderon për këtë gjest Dr.Sulejmanin, dhe njëkohësisht inkurajon të gjithë dashamirët tjerë të artit, kulturës dhe trashëgimisë, që në bazë të mundësive të tyre, botime të tilla me vlera kulturore e historike, t’i deponojnë në bibliotekën e Institutit tonë. /www.itsh.edu.mk/

—————————————————————————————————————————————————–

Facebook Koment

Shikoni gjithashtu

U promovua libri “Trashëgimia kulturore islame në Shkup”

Shkup – 26.01.2022 – Sot, në mjediset e Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të …

Lini një Përgjigje