Prishtinë, 16.10.2018, –Drejtori i ITSHKSH-së, dr.Skender Asani mori pjesë në hapjen e konferencës shkencore ndërkombëtare “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu në 550-vjetorin e vdekjes” në Prishtinë, organizuar nga Instituti i Historisë së Kosovës, në bashkëpunim me Qendrën e Studimeve Albanologjike të Shqipërisë dhe Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve të Maqedonisë.
“Gjergj Kastrioti Skenderbeu, një kolos epokal me të cilin Evropa u tregua koprace në atribuimin e meriatave që duhet të kishte ai në ringritjen e popullit shqiptar pas furtunave që vinin nga Lindja e Perendimi. Sikur diplomatët evropianë të kohës të kishin zbërthyer pak më me përkushtim figurën madhore të Gjergj Kastriotit, sigurisht që Mbledhja e Shën Stefanit, Kongresi i Berlinit, Konferenca e Ambasdorëve në Londër, Konferenca e Versajës do të kishin një epilog tjetër”, tha ndër të tjera në fjalimin e tij dr. Asani, duke iu drejtuar një numri të madh të shkenctarëve dhe studiuesve nga Kosova, Maqedonia, Shqipëria, Hungaria dhe më gjërë.
Në fund të fjalimit të tij dr. Asani kërkoi që ky simpozium të jetë një apel për gjithë diplomatët e vonuar që ta kompensojnë mosnjohjen e tyre me figurat e ndritshme të shqiptarëve me një interesim më të shtuar që Evropa të bëhet atdhe i ngrohtë e i përbashkët edhe i shqiptareve.