U përkujtua 100-vjetori i Konferencës së Parisit dhe u përurua libri “Albania” i Kristo Dakos

Sot në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup u përkujtua 100-vjetori i Konferencës së Parisit dhe kontributi i Presidentit Uillson për çështjen shqiptare dhe u bë promovimi i veprës “Albania të Kristo Dakos.

Me këtë rast në fillim të pranishmëve iu drejtua drejtori i Institutit, Dr. Skender Asani, i cili foli për rëndësinë e madhe të miqësisë së shqiptarëve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe theksoi se këto aktivitete, si ekspozita dokumentare për 100-vjetori e Konferencës së Parisit, botimi i librit të Kristo Dakos dhe pullat postare me portretin e Presidentit Uillson, janë sinapsat e reja të marrëdhënieve të mira dhe miqësisë shqiptaro amerikane.

I dyti foli këshilltari i Kryeministrit të Kosovës, Jahja Lluka, i cili kujtoi se këto aktivitete kanë filluar dje me shpalosjen e pullës postare dhe të ekspozitës në Prishtinë, ndërsa do të vazhdojnë këtë javë edhe në Uashington.

Pas tij për librin “Albania” të Kristo Dakos foli Dr. Sevdail Demiri, kryetar i Këshillit të Institutit, i cili theksoi se ky është një botim anastatik, që para 100 vjetëve e kishte për synim njoftimin, promovimin dhe afirmimin e çështjes shqiptare në Konferencën e Parisit. Ai paralajmëroi se ky libër së shpejti do të bëhet edhe në gjuhë shqipe.

Në fund foli edhe Sekretari Shkencor i Institutit, Dr. Zeqirija Ibrahimi, i cili tha se ky aktivitet është në vazhdën e aktiviteteve që Instituti i zhvillon për ta afirmuar miqësinë shqiptaro-amerikane.

Aktivitetet për shënimin e këtij përvjetori do të vazhdojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku një delegacion i Institutit, me kolegë të Kosovës dhe të Shqipërisë, do të marrin pjesë në disa ngjarje kulturore e promovuese.

Shikoni gjithashtu

МАЈКА ТЕРЕЗА СЕ ОБВРЖИ ЗА ДА ЧОВЕКОТ ДАНЕ ОСТАНЕ КАКО СКЕЛЕТ БЕЗ ЧОВЕЧКИ ЧУВСТВА

Според Мајка Тереза, на човечката природа повеќе и е потребна духовната страна отколку материјалната, а …