Takim në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Tiranë
Tiranë, 13 tetor 2025. Sot në Tiranë U.D. drejtori Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve Prof. Dr. Besnik Emini realizoi takim pune në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë me Akademik Skënder Gjinushi, kryetar i Akademisë. Gjatë takimit u bisedua për thellimin e bashkëpunimit mes dy institucioneve dhe realizimin e projekteve të përbashkëta me interes të dyanshëm, shkëmbimin e përvojave akademike, përfshirjen e studiuesve në projekte të ndërsjella etj. Gjatë takimit Kryetari Gjinushi informoi rreth projekteve aktuale të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe inkuadrimit të studiueseve nga Maqedonia e Veriut në këto projekte shkencore. Shkëmbimi i rregullt i botimeve akademike të dy institucioneve ishte gjithashtu pjesë e bisedës dhe krerët e dy institucioneve u morën vesh që bibliotekat përkatëse të institucioneve të furnizohen në vazhdimësi me botimet e ndërsjella. Të pranishëm në takim ishin edhe zëvendëskryetari i Akademisë Akademik Vasil Tole dhe Dr. Ardian Limani, bashkëpunëtor i lartë shkencorë në ITSHKSH-së