Takim lamtumirës në ITShKSh me diplomatin e shquar Xhevat Podvorica

Takim lamtumirës në ITShKSh me diplomatin e shquar Xhevat Podvorica

Në ambientet e Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve (ITShKSh) në Shkup, u zhvillua një takim lamtumirës me konzullin e Ambasadës së Kosovës, z. Xhevat Podvorica. Në këtë takim, drejtor i Institutit, Skender Asani, shprehu mirënjohjen e tij për kontributin dhe angazhimin e z. Podvorica në forcimin e bashkëpunimit të ndërsjellë ndërmjet Ambasadës së Kosovës dhe Institutit.
Gjatë takimit, drejtori Asani vlerësoi lart virtytet diplomatike dhe njerëzore të z. Podvorica, duke e cilësuar atë si një shembull të përkushtimit dhe profesionalizmit në shërbim të diplomacisë kosovare. “Kontributi i z. Podvorica ka qenë i çmuar në ndërtimin e një ure të fuqishme bashkëpunimi ndërmjet Institutit tonë dhe Ambasadës së Kosovës, dhe për këtë jemi thellësisht mirënjohës,” theksoi Asani.
Nga ana tjetër, z. Podvorica shprehu falënderimet e tij për mikpritjen dhe bashkëpunimin e frytshëm që ka pasur me ITShKSh gjatë shërbimit të tij diplomatik në Maqedoninë e Veriut. Ai vlerësoi lart punën e Institutit në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore e shpirtërore të shqiptarëve, duke shprehur dëshirën që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Në përmbyllje të takimit, drejtori Asani i uroi z. Podvorica suksese të mëtejshme në karrierën e tij diplomatike, duke shprehur besimin se ai do të vazhdojë të japë kontribut të çmuar në avancimin e interesave kombëtare të Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi.

Shkup, 3. Prill. 2025

Shikoni gjithashtu

SIMBOLIKA E NDARJES SË DIPLOMAVE NË PËRVJETORIN E LËVIZJES STUDENTORE TË 11 MARSIT 1981

Sot, studentët që marrin diploma në magjistraturë janë përfaqësuesit e një realiteti të ri. Ata …