Shkup, 28 janar 2026. Sot Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup në bashkëpunim me Ambasadën e Shqipërisë në Shkup e shënoi 90 vjetori i lindjes së shkrimtarit Ismail Kadare. Në këtë ngjarje letrare, përveç punonjësve të Institutit morën pjesë profesorë dhe studiues të cilët referuan për krijimtarinë letrare dhe figurën e shkrimtarit Ismail Kadare. Me këtë rast të pranishmit i përshëndeti u.d. drejtor i Institutit Dr. Besnik Emini dhe Elda Bakiu përfaqësuese nga Ambasada e Shqipërisë në Shkup. Rreth krijimtarisë së shkrimtarit Ismail Kadare referuan Dr. Vjollcë Berisha nga Universiteti i Tetovës, Dr. Teuta Agai Demjaha nga ITSHKSH, Prof. Dr. Avzi Mustafa, Prof. Izaim Murtezani nga Instituti i Folklorit – Shkup, Prof. Dr. Mustafa Ibrahimi nga Universiteti “Nënë Tereza” – Shkup dhe prof. dr. Zeqirija Ibrahimi nga ITSHKSH. Referuesit folën për rëndësinë e krijimtarisë letrare të Kadaresë dhe për veprën e tij shumëdimensionale të përkthyer në shumë gjuhë të botës. Mes tjerash referuesit revokuan edhe kujtime personale nga takimet me Ismail Kadarenë, për njohjen me veprën e Kadaresë dhe për vizitën e tij në Shkup.
Pastaj të pranishmit kishin mundësi edhe të diskutojnë për krijimtarinë e shkrimtarit e cila u realizua në periudha të ndryshme historike dhe ideologjike, duke e bërë atë edhe protagonist polemikave të ndryshme dhe autor edhe të teksteve për fatin e shqiptarëve në epokën e ndryshimeve të mëdha.

ITSH Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup