Prezantim i përbashkët i projekteve të gjashtë instituteve shkencore

Shkup, 4.12.2023 – Sot në Institutin e Gjuhës Maqedonase “Kërste Misirkov” në Shkup, u bë prezantimi i përbashkët i gjashtë projekteve hulumtuese-shkencore nga gjashtë institucionet publike shkencore në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Projektet e mbështetura nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës u realizuan në periudhën nëntor 2021 – nëntor 2023, dhe shtjellonin tematika të ndryshme të hulumtimit shkencor në varësi të profilit të institucioneve.

Me këtë rast, këshilltari shkencor i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup, Dr. Sevdail Demiri, bëri prezantimin e projektit me temë “Zhvillimet kulturore – historike te shqiptarët në Maqedoni gjatë shekujve XIX – XX”, drejtuar nga historiani Dr. Skender Asani – këshilltar shkencor. Paraprakisht, ky projekt është prezantuar edhe në ITShKSh – Shkup, me praninë e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri dhe zëvendësministrit Agim Nuhiu.

Në përurimin e sotëm të projekteve, përpos drejtuesve të projekteve dhe drejtorëve të gjashtë instituteve shkencore në vendin tonë, mori pjesë edhe udhëheqësja e sektorit të Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, znj. Elvana Hasanoviq.

Shikoni gjithashtu

МАЈКА ТЕРЕЗА СЕ ОБВРЖИ ЗА ДА ЧОВЕКОТ ДАНЕ ОСТАНЕ КАКО СКЕЛЕТ БЕЗ ЧОВЕЧКИ ЧУВСТВА

Според Мајка Тереза, на човечката природа повеќе и е потребна духовната страна отколку материјалната, а …