Shkup, 06 dhjetor 2023 – Me vendosjen e luleve para përmendores së Bjetër Bogdanit, nga ana e disa përfaqësuesve shkencorë e kishtarë, dje në Shkup filloi edicioni i dytë i manifestimit kulturor- shkencor “Ditët e Bogdanit”, dhe vazhdoi me tryezën shkencore – “Lazër Mjeda dhe Shkupi në kohën e tij” si dhe me një ekpozitë fotografish nga arkivat austriake kushtuar kësaj figure të çmuar.
Stdiuesit nga Prishtina, Tirana e Shkupi, me pjesëmarrjen e tyre në tryezën shkencore, kontribuan që të portetizojnë profilin shpirëror e atdhetar të Imzot Mjedës nga disa këndvështrime.
Drejtori i ITSHKSH, Prof. Dr. Skender Asani, në çelje të kësaj tryeze faleminderoi studiuesit të cilët iu kanë përgjigjur idesë që Shkupi sërish të rikthejë lavdinë e dikurshme, duke nderuar figurat e çmuara si Bogdani, Mjeda etj. Ai me këtë rast, ka faleminderuar edhe përfaqësuesit e Ipeshkvisë së Kosovës, konkretisht Shtëpinë botuese “Drita”, për bashkëpjesëmarje në organizimin e këtij manifestimi kulturor-shkencor, i cili sot do të përmbyllet në Katedralen e Prishtinës me një program tematik e solemn.
Drejtori Asani tha se roli i Imzot Mjedës ka qenë tepër i qenësishëm në një kohë dramatike kur Shkupi, në dekadat e para të shekullit të kaluar, po kalonte nga njëri pushtues te tjetri dhe kur dëshmitë e tij për pasojat e këtyre pushtimeve mbi shqiptarët, kishin zgjuar edhe opinionin publik evropian.
Me fjalë përshëndetëse drejtuar pjesëmarrësve të tryezës shkencore dhe auditoriumit, u paraqitën edhe prof.dr. Nuri Bexheti nga Universiteti i Kosovës, si dhe Don Fatmir Koliqi nga Shtëpia botuese “DRITA”.
Me kumtesën e tij me titull Imzot Lazër Mjeda, “Veprimtar i dalluar fetar dhe kombëtar në kohën e rreziqeve (1909 – 1921)” , Don Lush Gjergji solli një mori të dhënash që hidhnin dritë mbi personalitetin e Mjedës, duke veçuar me këtë rast kontributine tij në disa fusha, siç ishin: prurja në kryeipeshvki e disa Jezuitëve, themelimi i disa famullive të reja në Kosovë, dërgimi i disa nxënësve për priftërinj në Shkodër, dhe të disa studentët të teologjisë në Innsbruck, siguroi ardhmërinë e kryeipeshkvisë së vet sa i përket priftërinjve, ndërtoi një godinë të madhe në Shkup kundruall qelës, la një fond prej 1.000.000 (milion) dinarësh për ndërtimin e seminarit të vogël, kishte raportuar dhe denuncuar krimet serbe, nëpërmjet Vatikanit dhe botës perëndimore, që i kishte shfrytëzuar publicisi nga Vjena, Leo Freundlich në librin e tij “Golgota e Shqipërisë”.
Prof.dr. Evalda PACI nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë e trajtoi një dimension mjaft të rëndlsishëm nga fushëveporimi i Lazër Mjedës. Në kumtesën e saj me titull “Imzot Lazër Mjedja, figurë e spikatur në historinë e Argjipeshkvisë Shkup-Prizren”, Paci ndër të tjera vuri në dukje se një figurë emblematike që mishëron një sërë cilësish e virtytesh për të cilat cilësohet në shkrime të përveçme, në letërkëmbime e më tej, në relacione të posaçme është pikërisht Lazër Mjedja, një profil kompleks i këtij prelati, i pajisur me dhunti të rralla karakteriale.
“Imzot Lazer Mjeda në marrëdhëniet mes Kishës Katolike dhe shtetit shqiptar 1925-1935”, ishte kumtesa e radhës e paraqitur nga Prof. Dr. Romeo Gurakuqi, si përfaqësues i Institutit të Historisë në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë. Në konceptimin analistëve britanikë në Shqipëri, sipas Gurakuqit, del e vlerësuar puna e madhe e Imzot Mjedës si klerik, sidomos angazhimi për t’i vendosur në rregull punët e Kishës në Shkodër,, përfshi edhe administrimin me kujdes të pronave të kishës.
Historiani nga Instituti i Historisë “Ali Hadri” i Prishtinës, Dr. Gjon BERISHA në kumtesën e tij me titull “Gjenocidi i ushtrive të Akeancës Ballkanike ndaj shqiptarëve gjatë viteve 1912-1913, sipas shënimeve të Imzot Lazër Mjedës”, nënvizon se sa më shumë që studiohet jeta dhe veprimtaria e Imzot Lazër Mjedës, aq më shumë arrijmë të kuptojmë kontributin dhe dashurin e tij të pakufi që kishte për atdheun e tij. Ai, sipas Berishës, është shembulli i një misionari dhe prifti e i një bariu të ndershëm dhe energjik të grigjës besuar atij.
ITSHKSH ka një bashkëpunim të shkëqyer me studiuesin Albert RAMAJ. Ky i fundit ofroi një kontribut të çmuar edhe në treyezën shkencore me kumtesën :“Lazër Mjeda dhe argjipeshkvia Shkup-Prizren sipas dokumenteve austriake dhe serbe mes 1900-1921”, kurse kolegu i tij nga Instituti Shqiptar i St. Galenit, Zef Noka, duke elaboruar figurën e Imzot Lazër Mjedës, ndër të tjera foli për rolin eImzot Lazër Mjedës në amortizimin e pasojave që sillnin politikat e huaja, siomos pasojat e një marrëshje (konkordati) që kishte bërë Vatikani me pushtetin serb, duke ia hequr me këtë rast arbitrarisht Austro-Hungarisë ndikimin që kishte mbi një pjesë të konsideriueshme tëBallkanit, ku bënin pjesë edhe shqiptarët, sidomos ata të besimit katolik. Dhe me të drejtë Zef Noka kosntaton se me rënien e Perandorisë austro-hungareze dobësohet edhe pozicioni i shqiptarëve katolikë.
Duke i bërë një rezyme punimeve të tryezës shkencore, Emiin Azemi, udhëheqës i Departamentit të letërsisë në ITSHKSH konstatoi se kleri katolik shqiptar kishte luajtur një rol vendimtar në ngadalësimin e procesit të shkombëtarizimit të shqiptarëve, proces ky që asnjëherë nuk u arrit, por u tentua perms formave të ndyrshme, siç ishte ndërrimi i fesë dhe marrja e komnpetencave të kishes katolike nga pushteti serb. Prandaj, tha ai, krahas Pjetër Bogdanit, Shkupi e meriton edhe një përmendore të Imzot Lazër Mjedës si kujtim dhe nderim ndaj kësaj figure të lavdishme të kombit dhe fesë.