Ju njoftojmë se me rastin e 5 vjetorit të themelimit të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup, dhe 104 vjetorit të Kongresit të Alfabetit shqip, më 22 nëntor (e enjte), tradicionalisht organizojmë pritje të delegacioneve dhe personaliteteve të ndryshme, të cilët urojnë për këtë festë të madhe kombëtare.
Sipas paralajmërimeve, nesër (22.11.2012) në zyrat e institutit tonë (ish-ambasada amerikane), prej ora 11:00 do të presim delegacionin e ambasadës së SHBA-ve në Shkup, ndërsa prej ora 11:30 delegacionin e udhëhequr nga kryetari i komunës së Çairit, z. Izet Mexhiti.
Ju falënderojmë për bashkëpunimin.
Më 21.11.2012 Me respekt,
Shkup Dr. Shefqet Zekolli, drejtor
—————————————————————————————————————-