NJOFTIM: Ligjeratë nga Haki Kasumi për çështjen e të pagjeturve në Kosovë

kasumi-050412-974772

Në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, të premten, 18.03.2016, me fillim në orën 13:00, do të mbahet një ligjeratë nga Prof.dr.Haki Kasumi, historian dhe kryetar i Këshillit Koordinues të Asociacioneve të Familjarëve të Personave të Zhdukur në Kosovë gjatë luftës së fundit.

Tema e ligjeratës është “Të pagjeturit – një dhimbje e madhe për Kosovën dhe njerëzimin”.

Ligjerata zhvillohet në vazhdën e sensibilizimit të opinionit publik me këtë çështje shumë të ndjeshme, në prag të përgatitjeve për shënimin e Ditës ndërkombëtare të personave të pagjetur.

Mbi 1,700 njerëz, kryesisht shqiptarë, llogariten si të zhdukur nga lufta e viteve 1998-1999 në Kosovë.

Të gjitha mediat dhe të interesuarit e tjerë, mund të prezantojnë në këtë ligjeratë me interes.

Shikoni gjithashtu

Takim i rëndësishëm i Institutit dhe BFI-së në Drejtorinë e Vakëfit në Ankara

Një ekip i studiuesve të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve, i udhëhequr …