Shkup, 3 maj 2019 – Sot në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve qëndroi Mitropoliti Josif Pejovski – drejtues i Dioqezës Kumanovë-Osogovë nga Kisha Ortodokse Maqedonase (KOM). Ai u prit nga drejtori i Institutit, Dr. Skender Asani, dhe Sekretari Shkencor, Dr. Zeqirija Ibrahimi. Në këtë takim u fol për mundësitë e bashkëpunimit të ITSHKSH-së me KOM-in në projekte të përbashkëta shkencore e kulturore, që kanë për qëllimin avancimin e marrëdhënieve të mira ndërmjet komuniteteve në vendin tonë. Mitropoliti Josif shprehu gatishmërinë që institucionet e KOM-it të bashkëpunojnë me Institutin dhe e mori përsipër që ai vet të angazhohet për vendosjen e urave të bashkëpunimit të këtillë ndërinstitucional. Edhe drejtori Asani, nga ana e tij, e falënderoi mitropolitin Josif për vizitën dhe shfaqi vullnetin e mirë që, ashtu siç ka bashkëpunim me bashkësitë e tjera fetare, Instituti të vendosë bashkëpunim edhe me KOM-in, si bashkësi shumë e rëndësishme religjioze në vendin tonë.
Shikoni gjithashtu
MOTHER TERESA COMMITTED TO THE IDEA THAT THE MAN SHOULD NOT REMAIN LIKE A SKELETON WITHOUT HUMAN FEELINGS
According to Mother Teresa, human nature needs the spiritual side more than the material, …