Instituti, kujdestari më i përkushtuar i Holokaustit në rajon

Tiranë, 30.4.2019 – Sot në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë, në prani të një numri të madh studiuesish dhe autoritetesh të jetës publike, mes tjerash edhe ambasadori i Shtetit të Izraelit në Tiranë, Shkëlqesia e Tij Boaz Rodkin, u organizua një ngjarje kulturore për përkujtimin e Holokaustit te shqiptarët.

Me këtë rast, përveç drejtorit të Muzeut, Mr. Dorjan Koçi, Dr. Efrat Kedem-it nga Ministria e Arsimit të Izraelit, para të pranishëmve u prezantua edhe drejtori i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve, Dr. Skender Asani.

Drejtori Asani foli për punën e deritanishëm të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve për afirmimin e kontributit që kanë dhënë shqiptarët gjatë Luftës së Dytë Botërore për shpëtimin e hebrenjve, duke përmendur edhe shembuj konkretë, siç është rrëfimi i Mimi Camhi Ergas-Faraggi. Asani tha edhe se: “Instituti i jonë është institucioni i vetëm shkencor në rajon që ka shfaqur kujdes për këtë temë.” “Si kujdestari më i përkushtuar i Holokaustit në rajon, ITSHKSH tashmë ka hapur një departament të veçantë për edukimin mbi Holokaustin”, shtoi ai.

Shikoni gjithashtu

SHKENCA DHE KULTURA, NIVELET MË SUPREME TË VETËDIJES SË NJË SHOQËRIE

Nga Prof.dr. Skender ASANI   Prezantimi i punës kërkimoro-shkencore dhe botuese të Institutit tonë gjatë …