Shkup, 18 mars 2024 – Drejtori i Arkivit Shtetëror të Kroacisë, Dinko Çutura, ka pritur sot në një takim pune në Zagreb, drejtorin e Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve, Prof.dr. Skender Asanin. Kjo vizitë e drejtorit Asani vjen pas një bashkëpunimi të shkëlqyer me Arkivin Shtetëror të Kroacisë, ku u zhvilluan disa hulumtime me interes jo vetëm shkencor, por edhe kombëtar. Fryt i këtyre hulumtimeve ishte vjelja e dokumentacionit mbi veprimtarinë atdhetare të ilegales shqiptare që nga Lufta e Dytë Botërore deri në vitet tetëdhjetë të shekullit të kaluar, si dhe botimi dyvëllimësh i librit ”Ilegalja shqiptare pararendëse e rrënimit të Jugosllavisë”. Dalja në dritë e këtij botimi të posaçëm nuk do të ishte e mundur pa fondin e pasur të dokumenteve autentike, në formë të dosjeve, të Arkivit Shtetëror të Kroacisë, të cilat u sistemuan, u përkthyen dhe u përgatitën për botim nga hulumtuesit e ITSHKSH.
Vizita e sotme e drejtorit Asani në Arkivin Shtetëror të Kroacisë është vazhdimësi e punës hulumtuese të ITSHKSH që pritet të zhvillohet në periudhën e ardhshme, ku do të ndriçohen disa ngjarje e persnalitete nga e kaluara, të cilët kishin pasur kontribute të jashtëzakonshme në proceset e mëvonshme politike e kombëtare të shqiptarëve në ish-Jugosllavi.
Pjesë e këtij takimi ishte edhe mundësia e një bashkëpunimi më të avancuar shkencor e hulutumues në të ardhmen në mes të dy institucioneve dhe për rrjedhojë drejtori i Arkivit Shtetëror të Kroacisë, Dinko Çutura, paralajmëroi se në një të ardhme jo të largët do ta vizitojë ITSHKSH-në për t’u njohur më nga afër me punën dhe veprimtarinë e gjithmbarshme të tij. Drejtori Asani e ka mirëpritur këtë paralajmërim duke shtuar se marrëdhëniet e shqiptarëve me Kroacinë janë shumë më të hershme dhe ato duhet të thellohen, si një tregues i fuqishëm i respektit dhe mirëkupimit reciprok në mes dy popujve.
Një kontribut të veçant në menaxhimi e takimeve dhe komunikmeve me personalitet dhe institucionet e ndryshme të Zagrebit , po jep edhe Ambsadori i Maqedonisë së Veriut në Kroaci, z. Milaim Fetahu, ndaj të cilit drejtori Asani ka shprehur faleminderime dhe mirënjohje të sinqerta.
Shikoni gjithashtu
МАЈКА ТЕРЕЗА СЕ ОБВРЖИ ЗА ДА ЧОВЕКОТ ДАНЕ ОСТАНЕ КАКО СКЕЛЕТ БЕЗ ЧОВЕЧКИ ЧУВСТВА
Според Мајка Тереза, на човечката природа повеќе и е потребна духовната страна отколку материјалната, а …