Prizren, 03, shtator 2024 – Universiteti “Ukshi Hoti” në Prizren ishte sot nikoqir i karvanit të manifestimit kulturor-shkencor “Drita e Gonxhës”, me ç’rast u promovuan tre tituj të posabotuar të ITSHKSH-së dhe nr. 3 i revistës “Drita e Gonxhës”.
Prof. asoc. dr. Xhafer Beqiraj, dekan i Departamenti i Gjuhës dhe i Letërsisë Shqipe në Universiteti “Ukshi Hoti” , duke u dëshiruar mirëseradhje përfasësuesve të ITSHKSH-së tha le të ndjekim shembullin e Nënës Tereze, duke treguar dhembshuri dhe mirënjohje për ata që janë rreth nesh, dhe duke e bërë botën një vend më të mirë, një veprim i vogël në një kohë. Ai u shpreh se kemi përgjegjësinë jo vetëm për të studiuar dhe hulumtuar trashëgiminë e Nënë Terezës, por edhe për të përhapur mesazhin e saj dhe për të edukuar brezat e rinj mbi vlerat e jetës që ajo përfaqësoi.
Për të shkoqitur rrjedhën dhe synimet e manifestimti “Drita e Gonxhës”, drejtori i ITSHKSH-së Prof.dr. Skender Asani, nënvizoi nevojën që jeta dhe vepra eNënës Tetreze jo vetëm të studiohohen, por të përhapen edhe vlerat që ajo barti që nga fëmijëria deri në minuta e fundit të jetës. Ai me këtë rast ka folur edhe për librin e Don Lush Gjergjit “Porositë e Shën NënTerezës”
“Libri që po i ofrohet lexuesit është një bashkëshoqërim në mes të leximit hermenautik të doktrinës biblike nga autori dhe dioptrisë botëkuptimore fetare e njerëzore të Shën Nënë Terezës. Si njëri prej njohësve më të spikatur të jetës dhe veprës së Shën Nënës Tereze, Don Lush Gjergji përmes këtij libri na shpie në shtresat më komplekse të ndërveprimit dhe ndërkomunikimit në mes të kësaj doktrine dhe porosive të Shën Nënës Tereze. Duke e bashkëdyzuar komponentën aktive dhe kontempaltive në jetën e njeriut, Don Lush Gjergji ka arritur ta zbërthejë këtë tërësi botëkuptimore të Shën Nënës Tereze teksa konstaton se: “Nuk ka veprim pa dërgim, ose edhe më qartë: Kurrë nuk duhet të ndahet Zoti prej njeriut dhe anasjelltas, njeriu prej Zotit…”, vuri në dukje Dr. Asani.
Në këtë promovim i pranishëm ishte edhe autori i librit të sipërpërmendur, Don Lush Gjergji, i cili para auditoriumit paraqit disa aspekte nga jeta dhe vepra e Nënës Tereze, siç janë dashuria, si burim frymëzimi tokësor e hyjnor, rëndësia e jetës dhe plagët socio-patologjike të shoqërisë sonë.
Për të arritur harmonizimin mes jetës shpirtërore, kundrimit, meditimit, uratës, brendisë, dhe veprimit, jetës tejet aktive, tha Don Lushi, nevojitet Zoti, prania, dashuria dhe hiri i Tij në çdo kohë dhe punë…
Manifestimi kulturor-shkencor “Drita e Gonxhës” është pjesë integrale e Departamentit për studimin e trashëgimisë shpirtërore të Gonxhe Bojaxhiut – Nënës Tereze. Për të sublimuar objetkivat e këtij Departamenti, ITSHKSH ka botuar librin “Si dhe pse lindi Departamentit për studimin e trashëgimisë shpirtërore të Gonxhe Bojaxhiut – Nënës Tereze”, me autorë Anton Nikë Berisha dhe Skender Asani. Për vlerat përmbajtësore dhe tematike të këtij libri foli Emin Azemi, udhëheqësi i Departamnetit të letërisë në ITSHKSH, i cili në vazhdim prezantoi edhe disa aspekte të veprës “Gjon Antoni, një margaritar kujtese për Shkupin e rinisë”, të autorëve Skender Asani, Emin Azemi dhe Albert Ramaj si dhe revistën “Drita e Gonxhës”- nr. 3.
Në vazhdim të edicionit të katërt të manifestimi kulturor-shkencor “Drita e Gonxhës”, do të ketë edhe një aktivitet tëITSHKSH-së të mërkurën në Arqipeshkvinë Durrës-Tiranë, kudo të promohen tre tiujt e rinj të Institutit dhe revista “Drita e Gonxhës”.