ITShKSh-Shkup dhe Instituti i Historisë-Prishtinë, formalizuan bashkëpunimin

Prishtinë, 17.05.2024 – Dje në Prishtinë u nënshkrua marrëveshje e bashkëpunimit në mes Institutit të Historisë “Ali Hadri” – Prishtinë dhe Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup. Marrëveshja u nënshkrua nga drejtorët e dy institucioneve respektive shkencore, dr. Teuta Shala – Peli dhe dr. Skender Asani.

Qëllimi i kësaj marrëveshje është bashkëpunimi dhe mbështetja reciproke në fushat prioritare të dy instituteve.

Dy institutet u dakorduan për të bashkëpunuar në realizimin e projekteve të përbashkëta hulumtuese – shkencore dhe botuese, veçanërisht në tema që kanë të bëjnë me historinë e shqiptarëve të Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut.

Në prioritetet e bashkëpunimit në kuadër të kësaj Marrëveshje bëjnë pjesë edhe: organizimi i aktiviteteve të përbashkëta shkencore, projektet hulumtuese që prekin tema rajonale dhe ndërkombëtare, organizimi i vizitave studimore dhe vizitave në institucione shkencore, arsimore e arkivore, etj.

Në formalizimin e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, morën pjesë edhe udhëheqësi i departamentit të Historisë në ITShKSh – dr. Besnik Rameti, kryetari i Këshillit – dr. Sevdail Demiri, si dhe sekretari shkencor i Institutit të Historisë në Prishtinë – dr. Fitim Rifati.

Shikoni gjithashtu

VIZITË NË ITSHKSH, KOMUNITETI SHQIPTAR I SELANIKUT SJELL NË SHKUP ZËRIN E ARTIKULUAR TË DIASPORËS

Shkup, 21 dhjetor 2024 – Sot në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve …