ITSHKSH zgjerohet me tre departamente të reja shkencore

Shkup, 5 shkurt – Qeveria e Maqedonisë, të martën ka miratuar vendimin për statutin e ri të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup, me të cilin vendim është bërë zgjerimi i sektorit të shkencës me tre departamente të reja.

Bëhet fjalë për Departamentin për edukimin dhe studimin e Holokaustit, Departamentin e marrëdhënieve shqiptare-osmane, dhe Departamentin e muzeologjisë.

“Me këtë zgjerim të madh të fushëveprimit tonë, në mënyrë të ndjeshme hapen mundësitë e studimeve dhe hulumtimeve të reja në këto sfera specifike”, shkroi në rrjete sociale drejtori i Institutit, Skender Asani.

Shikoni gjithashtu

NË LETNICË U FOL ME GJUHËN E POEZISË PËR NËNËN TEREZE

Letnicë, 03 shtator 2023 – Gjatë ditëve sa po zgjatë manifestimi kulturor-shkencor “DITËT E GONXHES” …